“1 muaj pa telefon! Paguaj faturat pa pasur një minutë shërbim”, Braçe shpërthen ndaj “One”

Deputeti socialist Erion Braçe ka sulmuar kompaninë telefonike ONE, për abuzim masiv me klientët, përfshirë edhe atë vetë, që sipas tij ka 1 muaj pa shërbim celular.

Përmes një postimi në facebook, Braçe shkruan se arroganca e kompanisë në marrëdhëniet me njerëzit është e neveritshme.

Sipas Braçes edhe pse ai ka paguar rregullisht detyrimet përmes faturave në bankë, kompania nuk i njeh pagesat dhe i ka bllokuar thirrjet.

ONE është aktualisht një prej kompanive më të mëdha të telefonisë në vend duke gëzuar një pozicion të fortë dominues në tregun e telefonisë celulare.

Postimi i plotë:

KAM NJE MUAJ PA TELEFON, NJE MUAJ PLOT! SOT ESHTE DATA 31 KORRIK, DITA E FUNDIT DHE, UNE CDO DITE KAM QENE PA TELEFON!

NGA NESER, DUHET EDHE TE PAGUAJ FATUREN PA PATUR ASNJE MINUTE TE CDO DITE TE KETIJ KORRIKU, SHERBIM-telefon, internet, mesazhe!

UNE JAM NEN KONTRATE ME KOMPANINE ONE; PREJ VITESH!

Po prej vitesh paguaj detyrimet permes BANKES! Ne banke mesova se kjo kompani nuk dergonte me ne banke faturat e mia; si une ishin shume me kete problem.

Cdo jave te ketij Muaji, kam qene ne dyqanin e tyre; Pas javes se dyte u binden dhe nje jave me pare fatura kish mberritur ne banke; Prej BANKES kam marre vertetimin se CDO FATURE E PARAQITUR PRANE BANKES ESHTE PAAAGUUUUAAAAR!

Ua cova nje te hene me pare ne dyqanin e tyre! Por, perseri TELEFONI ESHTE I BLLOKUAR, INTERNETI PO ASHTU! Me duhet te rri ne zona me ËiFi prej nje muaji! Ajo qe me acaron eshte qe NUK REAGOJNE! Heshtin dhe bllokojne!

Natyrisht ARROGANCA e ketyre ne marredhenie me njerezit eshte e NEVERITSHME; une nuk jam i vetmi me kete hall! E gjitha ne nje treg DUOPOL-me vec dy kompani, e ka degraduar kete sherbim ne NJE SHERBIM MIZERABEL! Kaq!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Publiku thërret Luizin, Armaldo iu drejton mikrofonin: “Më fort, më fort…”

Këngëtari, Armaldo Kllogjeri, pas daljes së tij nga shtëpia...

Tre çiftet e horoskopit që kanë më shumë dashuri për pjesën tjetër të vitit 2023

Disa do të thonë se gjithçka është çështje kimie....

Vajza e Eli Fares “bishë” e vërtet, shfaqet nga vaska me shkumë

Ka mbi 125 mijë ndjekës në faqen e saj...

Shisnin kanabis pranë gjimnazit/ Arrestohet 20-vjeçari në Shkodër, tre të tjerë nën hetim

Një 20-vjeçar është vënë në pranga dhe tre të...