Rikthehen stuhitë e forta në Evropë dhe Ballkan, ja ndryshimet drastike pas temperaturave ekstreme

Pas “pushimit” disaditor sot pritet të rikthehen stuhitë lokale me vetëtima dhe bubullimë në shumë pjesë të Evropës e sidomos pritet të marrin hov në zonat ku pati shtrëngata intensive ditët dhe javët e kaluara, në Italinë veriore dhe Ballkan. Stuhitë dhe reshjet lokale intensive do të fillojnë (ose kanë filluar) në territorin e Francës dhe Gjermanisë ku sot priten reshje apo rrebeshe të shpeshta, pastaj pritet të intensifikohen në territorin e Zvicrës.

Gjatë natës pritet të kalojnë në territorin e Italisë veriore rajon që ende nuk është rikoperuar dhe vazhdon luftën për sanimin e pasojave të mëdha nga shtrëngatat e mëdha dhe breshrin gjigand të ditëve të kaluara.

E diela pritet të jetë ditë e stuhishme në Slloveni dhe Kroacisë ku priten rrebeshe mjaft intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende do të ketë shtrëngata të fuqishme me breshër dhe rrebeshe shumë intensive.

Stuhitë do të përfshijnë edhe Bosnjën dhe Hercegovinën e më vonë edhe Serbinë dhe Malin e Zi. Ndonjë rrebesh ose stuhi nga këto sisteme mund të arrijë edhe në Kosovë pasditen e vonshme të së dielen por në formë më të dobësuar.

Pra, pas pauzës disaditore rikthehen stuhitë dhe reshjet mjaft intensive dhe kjo vlen më të shumti për Slloveninë, Kroacinë, Bosnjën dhe Serbinë ku priten shtrëngata të fuqishme shiu e breshëri.

Ne do të jemi duke e përcjellur gjendjen dhe nëse ka ndonjë rrezikshmëri për Kosovë do tju lajmërojmë me kohë, por sipas të gjitha gjasave Kosova nuk do të ketë rrezikshmëri të lartë për ndonjë stuhi të dëmshme eventuale.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Shkodranët nuk e “FALIN” i bëjnë të papriturën Maestros në koncert! A E MERITON AI KETE???

Dy ish-banorët e “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli dhe...

“Mori shërbimet më të shtrenjta në sallon”, si klientja ‘ia mbathi’ me partnerin pa paguar

Stilisti i famshëm i flokëve, Sezer Arslan ka rrëfyer...

Monika Lubonja në kërkim të një partneri miliarder! Rrëfimi i aktores: I thashë, ik ….

Monika Lubonja u vendos në qendër të vëmendjes me...

Policia në kërkim të Dea Mishel? / Bukuroshja Dea shpjegon sesi ndodhi…

Dea Mishel vijon të mbetet një ndër personazhet më...