Feston 58-vjetorin e lindjes, shikoni si duket dhe çfarë bën sot “Mimoza llastica” (Foto)

Nëse ju themi Zhaklina Dhimojani ndoshta nuk ju vjen asgjë në medje, por ajo është personazhi shumë i preferuar i shqiptarëve, aktorja që ka luajtur Mimoza llasticën.

Zhaklina ka lindur më 25 korrik 1965 dhe ka festuar 58-vjetorin e lindjes.

Kur luajti “Mimoza llasticën” në vitin 1973 ishte një 7 vjeçare e përkëdhelur, me tipare shumë të bukura dhe shikim të mprehtë.

Sot Zhaklin gëzon vëmendjen e mediave Zvicerian, ku në një fushë krejt larg aktrimit ajo nisi karrierën si përkthyese ndërsa sot është e angazhuar në politikën lokale.

Atje ajo u njoh edhe me prokurorin federal Stefan Blättler i cili është sot bashkëshorti i saj. Sipas mediave zvicerane, Dhimojani është po aq e njohur në Shqipëri sa është Heidi në Zvicër.

Një politikan i lartë shqiptar ka mbetur i mahnitur kur ka parë foton e çiftit në llogarinë zyrtare të parlamentit zviceran. “Sigurisht që e njoh”, thotë politikani.

“Ne jemi rritur në të njëjtën lagje në Tiranë dhe kemi shkuar në të njëjtën shkollë. Kushdo që është rritur në Shqipërinë e periudhës komuniste e kujton emrin e saj”, tregon një gazetare e njohur në Tiranë.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...