Do të kemi një gusht përvëlues? Ja parashikimi i meteorologes Lajda Porja: Çfarë pritet të ndodhë në 15 ditëshin e parë të muajit

Sinoptikania Lajda Porja ka bërë parashikimin e motit live në edicionin informativ në Top Channel.

Sipas Porjas qyteti i Tiranës ka thyer rekordin historik më 25 korrik, ku u shënuan temperaturat më të larta ndonjëherë që shkonin deri në 42.8 gradë.

“Nëse do të ishim në datën 25 korrik do ishte e pamundur të raportonim këtu. Data 25, dita më e nxehtë, vlera zyrtare 43.6 gradë e shënuar në qytetin e Elbasanit, temperaturë shumë e lartë. Tirana ka thyer rekordin historik me 42.8 gradë celsius, pra nga 42.2 gradë që ka qenë vlera më e lartë në histori në kryeqytet”, tha sinoptikania.

Sa i përket fundjavës, Lajda Porja shprehet se do jetë një fundjavë me diell, e qëndrueshme ku në disa qarqe si Gjirokastra, Berati e Elbasani temperaturat do arrijnë në 35 gradë, ndërsa në bregdet 33-34 gradë.

“Aktualisht jemi në kushte shumë më të favorshme, sot Tirana do të regjistrojë 33 gradë. Parashikohet që temperaturat jo vetëm sot, por përgjatë gjithë fundjavës do të jenë jo më shumë se 35, zonat e izoluara 36 gradë, kryesisht në qarqet Gjirokastër, Berat, Elbasan. Bregdeti do jetë 33-34 gradë, pra parashikohet një fundjavë me diell, një fundjavë e qëndrueshme, megjithëse do ketë vranësira kryesisht pasdite dhe kryesisht në zonat malore nuk pritet që të ketë reshje. Ajo që dua të theksoj është se parametri i erës do të jetë prezentë gjë që do bëjë të kemi një det me dallgë, sidomos pas orës 12:00-13:00 të mesditës, ne do të kemi det të trazuar dhe kujdes për të gjithë pushuesit”, u shpreh Porja.

Reshjet do jenë prezente edhe në pjesën e parë edhe në pjesën e dytë, do jenë reshje sporadike dhe kalimtare. Nuk ka sinjale për momentin që gjatë fundjavës apo në javën e parë të kemi stuhi çfarë do ndodhë në Itali, por do jenë reshje kalimtare, preken edhe disa zona të bregdetit por nuk është se do të prishin punë, pasi do të jenë shumë kalimtare vetëm për disa minuta dhe më pas sërish do të kemi diell.

“Gusht e gunë”, kjo nuk qëndron shumë sepse na pret dhe një shtator me temperatura të larta, pra vera nuk përfundon këtu!”, është shprehur Lajda Porja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...