“Më priste te dera e burgut me qeset më të mëdha sesa ajo vetë”, rrëfimi ndryshe i ish-banorit të Big Brother

Nuk u ngjet fare personazheve që shfaqen kudo e gjithandej, as atyre që sa herë dalin nëpër studio e nëpër intervista bëjnë të pamundurën për të treguar anët e tyre më të mira, përkundrazi. Adi Pojana është mësuar të jetë i vërtetë dhe i hapur me publikun, aq më tepër që përvoja e jetës, gabimet që nuk duhet t’i kishte bërë, siç thotë ai, e kanë bërë të fortë, por edhe e kanë stërvitur të mos kërkojë “luksin” nga jeta, por ta gjejë lumturinë te gjërat e vogla dhe të thjeshta – ato që ta mbushin zemrën plot, si përqafimi mallëngjyes e i munguar i një nëne.

Duke folur për prindërit që nuk i jetojnë më e sidomos për nënën, Adi e ka të vështirë ta mbajë nën kontroll dridhjen e zërit, madje as sytë e përlotur nuk i fsheh dot. Megjithatë, ia del që të rrëfejë e të kujtojë mes shumë emocioneve disa prej kujtimeve e pengjeve më të mëdha që i kanë mbetur nga e ëma.

Sot, ndërsa rrëfen që fotografinë e prindërve e puth çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje, bën një autokritikë duke i dërguar edhe publikut një mesazh: “I them vetes, po si more idiot, aty e kishe çdo ditë dhe nuk e puthje, tani puth fotografinë në kornizë… Puthini dhe përqafojini prindërit të gjithë ju që i keni, se s’do t’i keni më një ditë…”, tha ai.

Do të bënte gjithçka për lumturinë e së ëmës, siç kujton Adi. Ka shumë pengje që i kanë mbetur prej saj. Por mes shumë sakrificave, ai kujton periudhën e tij më të errët, në të cilën e ëma ishte i vetmi njeri që nuk e la kurrë vetëm. Jo pak, 3 vjet e gjysmë në burg pas abuzimit me drogën, por e ëma ishte ajo që e shpëtoi edhe prej andej.

 

Pamjet nga shtëpia e “ferrit” ku mbahej e mbyllur 22-vjeçarja shqiptare, flasin fqinjët: Nuk e kemi …

Mediet greke kanë publikuar pamjet e shtëpisë ku jetonte 22-vjeçarja shqiptare, Dafina Kurti së bashku me vajzën e saj 2-vjeçare. Në këtë banesë në Alykës,...

“Kam pasur telefonata…”/ Rrëfehet Alma Kaçi, flet për Safet Gjicin: Uroj që …

Alma Kaçi e përfshirë në video-skandalin me ish-kryebashkiakun Safet Gjici, i ka kërkuar ndihmë shtetit. Në një intervistë për emisionin ‘Breaking’ në Top News, Kaçi...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Shkodranët nuk e “FALIN” i bëjnë të papriturën Maestros në koncert! A E MERITON AI KETE???

Dy ish-banorët e “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli dhe...

“Mori shërbimet më të shtrenjta në sallon”, si klientja ‘ia mbathi’ me partnerin pa paguar

Stilisti i famshëm i flokëve, Sezer Arslan ka rrëfyer...

Monika Lubonja në kërkim të një partneri miliarder! Rrëfimi i aktores: I thashë, ik ….

Monika Lubonja u vendos në qendër të vëmendjes me...

Policia në kërkim të Dea Mishel? / Bukuroshja Dea shpjegon sesi ndodhi…

Dea Mishel vijon të mbetet një ndër personazhet më...