Balla nga Shkodra: Të goditen grupet kriminale dhe të pastrohen zonat nga droga

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka kërkuar intensifikimin e punës për goditjen e grupeve kriminale kriminale dhe pastrimin e zonave të veriut nga kultivimi i lëndëve narkotike.

Gjatë një takimi me strukturat drejtuese të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Balla u shpreh se duhet të merren të gjitha masat që i takojnë Policisë, për mbarëvajtjen e sezonit turistik, si dhe “të intensifikohet puna për goditjen e grupeve kriminale dhe pastrimin e alpeve e zonave të thella, nga kultivimi i lëndëve narkotike”.

Balla theksoi se strukturat e Policisë duhet të kenë vëmendje më të shtuar edhe ndaj ndërtimeve pa leje, sidomos në qendrat urbane dhe zonat turistike.

“Na duhet vëmendje e shtuar ndaj fenomenit të ndërtimeve pa leje në qendrat urbane e ato turistike. Nuk duhet të ketë asnjë tolerim”, tha ministri Balla.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Parashikimi i horoskopit nga Jorgo Pulla: Tetori, muaji kur dalin në pah skandalet

Astrologu Jorgo Pulla, ishte i ftuar në emisionin “Good...

Paratë e drogës pastrohen në ndërtim, Artan Hoxha publikon fotot…

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë alarmin sa i takon...

Supa Fantastike që Nxit Rënien nga Pesha

Ushqyerja e shëndetshme dhe rënia nga pesha janë të...