Vala afrikane ‘dominon’ edhe këtë javë/ Maksimumet arrijnë në 43 gradë, ja cila do të jetë dita më e nxehtë

Territori shqiptar do të jetë edhe këtë javë nën ndikimin e të nxehtit afrikan duke sjellë temperatura të larta. Meteorologia Lajda Porja thekson se temperaturat ditën e sotme pritet të arrijnë 42 gradë. Problematike do të jenë qarqet Elbasan, Gjirokastër dhe Berat ku temperaturat do të jenë mbi 41 gradë.

E enjta parashikohet të jetë dita më e nxehtë, me maksimume deri në 43 gradë. Sa i përket rajonit, Porja thekson se Kosova do të shënojë temperatura deri në 39 gradë ndërsa Maqedonia e Veriut do të regjistrojë temperatura më të larta, ku në shumë zona do të thyhen edhe rekorde historike.

“Parashikohet një tjetër kulm i kësaj vale, e cila do të jetë ditën e enjte, ku do të presim maksimume edhe 43 gradë celcius. Përsa i përket motit, moti deri të dielën do të jetë i kthjellët dhe i nxehtë. Do të ketë momente shumë të shkurtra me vranësira të lehta dhe kalimtare vetëm në zonat malore, verilindore dhe juglindore. Edhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut mbeten nën ndikimin e kësaj vale. Problematike do të jetë Maqedonia e Veriut, e cila jo vetëm që do të shënojë temperatura të larta, në shumë zona do të thyhen edhe rekorde historike. Ndërkohë Kosova do të regjistrojë temperatura 39 gradë.“, theksoi meteorologia.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...