Theth, pronarët e bujtinave kërkojnë punëtorë/ Viti i dytë që sektori i turizmit ka vende të lira pune

Prej fillimit të vitit, në Drejtorinë Rajonale të Punësimit në Shkodër rezultojnë një numër i konsiderueshëm i personave të papunë. Gjatë një interviste dhënë për RTSH Shkodra titullarja e këtij institucioni Rozafa Zmijani tha se sektori i turizmit ofron mundësi punësimi.

Kjo edhe në bazë të ofertave të paraqitura nga administratorët e bujtinave në pikën turistike të Thethit. Drejtorja Zmijani foli edhe për programin më të ri, atë të kodimit të lançuar nga qeveria, ku secili prej punëkërkuesve mundet të “Aplikojë për kursin e formimit profesional me mbështetje financiare”.

Subvencionimi nga ana e qeverisë shkon deri në 50 % të kostos, ndërsa për disa kategori më vulnerabël shkon deri në 100 %. Problem në sektorin e turizmit mbetet eksperienca të cilën bizneset kërkojnë tek punëtorët e rinj. Drejtorja Rozafa Zmijani tha se për të zvogëluar këtë hendek, janë krijuar programe punësimi që kualifikojnë të rinjtë pa shumë eksperiencë pune.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...