HIPOTEKA E SHKODRËS NUK FUNKSIONON

Agjencia e Kadastrës në Shkodër është kthyer në një prej institucioneve më problematike për qytetarët dhe bizneset. Hipoteka e Shkodrës prej muajsh vijon që të jetë e bllokuar totalisht duke mos kryer asnjë procedurë, gjë e cila sjell dëme të mëdha për qytetarët e shumtë të cilët nuk mund të aplikojnë. Hipoteka në Shkodër aktualisht vijon që të jetë edhe pa një drejtues. Enderson Memçaj u komandua në këtë detyrë pas ikjes së Onid Bejlerit por Memçaj qëndroi për një periudhë fare të shkurtër dhe që prej datës 30 qershor ka rolin e nëndrejtorit të komanduar por pa të drejtë firme dhe vule.

Në këtë mënyrë një prej institucioneve më të rëndësishme në Shkodër siç hipoteka nuk ka një drejtues duke krijuar kështu problematika të mëdha. Të gjitha proceset duke nisur nga më e thjeshta që është nxjerrja e një kartele për pronat janë të bllokuara duke vijuar edhe me të tjerat më të rëndësishmet. Aktualisht është e pamundur që të bëhet një aplikim online për leje legalizimi pasi sistemi nuk e pranon një aplikim të tillë duke lënë pezull qindra qytetarë. Nga ana tjetër ky bllokim total i hipotekës së Shkodrës ka sjellë një dëm të madh për gjithë komunitetin e biznesit në Shkodër pasi nuk mund të kryejnë procedurat e shit-blerjes. Në vend që të punohet me një ritëm të shpejtë dhe Agjencia e Kadastrës të funksionojë, realisht prej kohësh ndodh e kundërta.

Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë së Kadastrës Dallandyshe Bici duhe të dijë që me qindra qytetarë e biznese janë të bllokuar totalisht vetëm për shkak se hipoteka e Shkodrës është thuajse inekzistente dhe aktualisht nuk kryhet asnjë procedurë. Po ashtu edhe numri i dosjeve të përpunuara për momentin është i papërfillshëm duke lënë peng kështu qytetarët. Gjatë verës si kudo edhe në Shkodër vijnë emigrantët të cilët për shkak të këtyre problemeve që ka hipoteka nuk mund të kryejnë asnjë procedurë duke sjellë edhe për ta një dëm të madh. Në Star Plus janë me dhjetra ankesa të qytetarëve ndërsa në ditët në vazhdim Star Plus mirëpret gjithë ata qytetarë të cilët kanë probleme me hipotekën e Shkodrës për shkak të këtij bllokimi total.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...