Tragjedia e familjes Halilaj në Kavajë, varrimi u bë me borxhe, nënë e bijë në varfëri

Elvis Halilaj dhe dy djemtë e tij të mitur, që u mbytën tragjikisht në plazhin e Vilë Bashtovës të dielën, e 9 korrikut, lanë pas dhimbje e varfëri për dy gratë e familjes.

Njëra që ka humbur burrin dhe dy djemtë, kurse tjera që humbi babain dhe dy vëllezërit.

Bashkëshortja e Elvisit dhe vajza, jetojnë në kryeqytet, jo në një banesë të tyren, por në banesën e prindërve të të ndjerit. Të afërmit thonë se me kohë nuk është rënë dakord që kjo shtëpi tu kalonte në pronësi, dhe dy gratë tashmë nuk e dinë se çdo të ndodh më ta. Do të qëndrojnë këtu, apo do ju duhet të largohen.

“Shtëpia nuk është në emrin e tyre. Është në emrin e babait të të ndjerit”, tha një i afërm.

Ceremoninë mortore për tre viktimat e mbytur, babain dhe dy djemtë, nënë e bij, e organizuan me ndihmën e miqve dhe të komshinjve. Nuk kishin as një tapet, apo karrige për të pritur njerëzit që vinin për ngushëllime. Familja Halilaj sot është në borxhe që kryefamiljari i ka marrë në të shkuarën.

Misionin ne duhet ta çojmë deri në fund amanetin e Jusufiut, për të larë ato borxhe që ka, dhe ta ndihmuar familjen.

Të ndjerin Elvisin, Albert Karanxha njeriu që po kujdeset për pjesën tjetër të familjes, e kishte mik të ngushtë. Ishte i pari që mori lajmin tragjik për mbytjen e tij dhe të dy djemve.

“Ka punuar si korrier tek posta jonë dhe më pas ka punuar individualist. Mbante familjen si korrier. Shpërndante pakot. Ka qenë një ngjarje që në jetën tim nuk e kam përjetuar dhe lus zotin që asnjë mos ta përjetoje.

Lus tre gjithë shqiptarët që të kountribojnë për familjen e Jusufit. Linkun e gjeni tek fondacioni “Për njerëzit në Nevojë”. Deri tani janë mbledhur gati rreth 15 mijë euro,” tha Karanxha./Shqiptarja

Shtet-rrethim në zemër të turizmit

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sot një video në Facebook, ku shfaqen forca të shumta policie të pranishme në zonën turistike...

Pamje tronditëse: Thethi blindohet si në luftë në kulmin e sezonit turistik

Aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në Theth, i ndërmarrë nga qeveria e Edi Ramës, ka vijuar edhe sot, ndërsa masat...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Shteti ka shpallur luftë ndaj qytetarëve të vet, terror i paprecedentë ndaj banorëve

Deputeti i Partisë Demokratike në Shkodër, Bardh Spahia, ka...

Pamje tronditëse: Thethi blindohet si në luftë në kulmin e sezonit turistik

Aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT)...

‘Aventura me turizmin’/ Kur shteti zgjedh forcën, jo vizionin

Filmi “Taken”, ku Neeson luan rolin kryesor, dhe seriale...