Oboti, fshati që po shpopullohet/ Dikur me një mijë banorë sot në këtë fshat jetojnë rreth një qindë persona

Fshati Obot në njësinë administrative Ana e Malit në Bashkinë Shkodër, i njohur për përmbytjet e shpeshta gjatë stinës së dimrit, po vuan prej shumë kohësh edhe nga emigracioni .
Në brendësi të fshatit vëren rrugë të boshatisura dhe shtëpi të mbuluara nga bimësia, çka tregon më së miri shpopullimin e frikshëm të kësaj zone.

Ata që ende kanë mbetur në këtë fshat tregojnë gjendjen dhe arsyet e braktisjes. Por më shumë se kushdo, këtë braktisje po e ndjejnë të moshuarit e fshatit, të cilët kanë mbetur të vetmuar.

Dikur me më shumë se 1 mijë banorë sot në këtë fshat jetojnë rreth 100 persona kryesisht të moshuar, ndërsa nuk do të jetë e largët dita
kur fshati i Obot do të njihet vetëm si toponim gjeografik, pasi njerëzit sa vijnë dhe rrallohen.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Thethi si zonë lufte, banorët dhe turistët pre e reprezaljeve të IKMT dhe Policisë

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Greta Bardeli, ka...

Kuvendi i Burrave mblidhet para kishës: Asnjë investitor nuk do gëzojë tokë në Theth

Kuvendi i Burrave të Shalës kërkon ndaljen e prishjeve...

Bajraktari i Shalës, reagon ashpër ndaj Fatmir Metës dhe sjelljes së shtetit

Reagimet pas ngjarjes së rëndë në Theth nuk kanë...