“Bënë namin” me “Hajde sonte”, Gjeto Luca: S’doja të bashkëpunoja me Ingrit Gjonin

Prej disa vitesh tashmë, Gjeto Luca dhe Ingrit Gjoni kanë sjellë 3 bashkëpunime të suksesshme. Këngëtari tha në “Rudina” në Tv Klan se së shpejti do të sjellë dy projekte, por sa i përket bashkëpunimeve, sidomos me këngëtarë që nuk i përkasin rrymës së tij, e ka të rëndësishme që të jetë materiali i duhur.

Ai rrëfen se edhe me Ingrit Gjonin nuk e kishte menduar se do të realizonte një bashkëpunim, por shkas u bë kënga “Hajde sonte” që ishte edhe dueti i tyre i parë.

Gjeto Luca: Kur kam bërë këngën “Hajde sonte” me Ingrit Gjonin, nuk doja të bëja këngë me Ingrit Gjonin. Nuk doja.

Rudina Magjistari: Pse?

Gjeto Luca: Po ku di unë, e shihja veten se nuk është Ingriti në rrymën time. Ingriti kishte bërë këngë me Çiljetën, tipike për rininë, edhe kur do të bëhet sebep, vjen në Ishull në një dasmë Ingriti e u takuam. “Hajde dëgjoje”, thotë, “një album”. Vij unë të ndihmoj këtu te spitali një njeri tonin se nuk e fusnin në sallën e operacionit dhe mu te stadiumi “Dinamo” më merr në telefon e më thotë “po pse s’erdhe mor burrë? “

Sa kam hapur telefonin e kam pasur përpara makinën, ishte duke këputur rrugën për te shtëpia e vet. I ndala te këmbët, shkuam në studio. Në daç më beso, në daç jo, ke për ta pyetur Ingritin kur ta kesh në studio, e kam kënduar vetëm një herë. Hera e parë që dëgjoja muzikën, hera e parë që shkruajta tekstin në një letër, e kam kënduar dhe kam ikur, aq shumë më ka pëlqyer, ishte gjetur materiali dhe realisht ashtu ndodhi sepse u bë nami.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Shkodranët nuk e “FALIN” i bëjnë të papriturën Maestros në koncert! A E MERITON AI KETE???

Dy ish-banorët e “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli dhe...

“Mori shërbimet më të shtrenjta në sallon”, si klientja ‘ia mbathi’ me partnerin pa paguar

Stilisti i famshëm i flokëve, Sezer Arslan ka rrëfyer...

Monika Lubonja në kërkim të një partneri miliarder! Rrëfimi i aktores: I thashë, ik ….

Monika Lubonja u vendos në qendër të vëmendjes me...

Policia në kërkim të Dea Mishel? / Bukuroshja Dea shpjegon sesi ndodhi…

Dea Mishel vijon të mbetet një ndër personazhet më...