Nis puna për riparimin e urës së Bahçallekut

Mbrëmjen e së hënës, rreth orës 22.00, kanë nisur punimet në Urën e Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës, e cila do t’i nënshtrohet riparimit të fugave dhe shtresës asfaltike, me qëllim lehtësimin e qarkullimit të mjeteve.

Punimet, që pritet të përfundojnë brenda 20 ditësh, do të realizohen kryesisht gjatë orëve të natës dhe në njërin kah të urës për të mos bllokuar qarkullimin.
Fillimi i punimeve u ndoq nga afër nga kryetari i Bashkisë, Benet Beci.
Ndërkohe punimet e nisura mbrëmjen e kaluar ku është bërë grryerja e afalatit ka shkaktuar vështirësi në lëvizje të automjetve, ku paraditen e sotme u regjistruan radhe të gjata automjetsh në hyrje të qytetit .

Ura e Bahçallekut prej shumë kohësh është në gjendje të rënduar . Mungesa e ndërhyrjeve për rikonstruksion e saj dhe lëvizshmëria e lartë e kanë dëmtuar edhe më shumë këtë urë .

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Thethi si zonë lufte, banorët dhe turistët pre e reprezaljeve të IKMT dhe Policisë

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Greta Bardeli, ka...

Kuvendi i Burrave mblidhet para kishës: Asnjë investitor nuk do gëzojë tokë në Theth

Kuvendi i Burrave të Shalës kërkon ndaljen e prishjeve...

Bajraktari i Shalës, reagon ashpër ndaj Fatmir Metës dhe sjelljes së shtetit

Reagimet pas ngjarjes së rëndë në Theth nuk kanë...