“Skandal diplomatik”/ Kompania italiane e modës “zhduk” Shqipërinë nga harta e botës dhe Evropës në dizajnin e çantave të tyre

Në modelin “Geo Classic Large” kompania italiane e modës “Alviero Martini” ka zhdukur Shqipërinë nga harta e botës dhe Evropës.

Në printin e çantës në formën e hartës vendi ynë nuk gjendet, por është copëtuar mes Jugosllavisë dhe Greqisë.

Në lidhje më këtë që ai e quan “skandal diplomatik” ka reaguar Bledi Mane i cili i kërkon qeverisë shqiptare të protestojë urgjentisht ndaj kompanisë së modës dhe shtetit italian ku gatuhet dhe prodhohet.

“POSHTËRUESE DHE SKANDAL DIPLOMATIK/ Çantat e shtrenjta Alviero Martini zhdukin Shqipërinë nga harta e Evropës dhe e Botës

Kurrë nuk ka qenë Shqipëria pjesë e Jugosllavisë, kurrë më parë territori shqiptar nuk ka qenë i ndarë si me thikë mes Jugosllavisë dhe Greqisë. Ajo çka ka qenë ngulitur në mendjet e shovinistëve serbo-grekë për qindra vjet nuk u realizua kurrë në realitet por një stilist italian ka vite që e materializoi.

Alviero Martini, konceptuesi dhe realizuesi i çantave, portofolëve, atleteve të shtrenjta të dizajnuara me harta të ndryshme vjen me një kërcënim serioz poshtërues dhe deformues. Ka fshirë nga harta e Evropës vendin e kombit më të vjetër Shqipërinë dhe e ka coptuar mes Jugosllavisë tashmë të shkërmoqur dhe Greqisë. Si i pari gazetar që po ulëras për këtë skandal diplomatik u kërkoj shqiptarëve ta refuzojnë blerjen e këtij stilisti matrapaz ndërsa qeveria shqiptare duhet të protestojë urgjentisht ndaj kompanisë së modës dhe shtetit italian ku gatuhet dhe prodhohet ky monstruozitet!”

A shihni një person të tretë në këtë foto?

Një iluzion optik viral që fsheh fytyrën rrëqethëse të një gruaje është shfaqur në rrjetin social X, dhe njerëzit po përpiqen ta gjejnë atë. Iluzioni...

Papunësia problem në Shkodër/ Albert Tuka: Statistikat flasin për 40% të papunë

Papunësia vlerësohet si një nga problemet më të mprehta sociale ndërsa bizneset nuk arrijnë të sigurojnë fuqinë punëtore.Kreu i Sindikatës së Pavarur për Qarkun...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

“Puna nuk është turp”, nga mësues në Dibër vjen pastrues në Tiranë

Kristi Gongo është kthyer në punonjësen më të re...

Ish-banori i Big Brother Albania habit fansat: Jam i varur ….

Ronaldo Sharka është shndërruar padiskutim në një ndër personazhet...

Me këtë pije ju humbisni 10 cm nga beli juaj në vetëm katër ditë…

Uji me tranguj është një element kyç për bark...

Dhunohej nga burri i saj, shqiptarja rrëfen tmerrin: Më mbante peng dhe…

Autoritete greke kanë marrë dëshminë e 22-vjeçares Dafina Kurti,...