Fillimi i kësaj jave do të ketë shumë energji, dramë, informacione dhe zbulim të vërtetash. Krisanthi Kallojeri, astrologia e “Shije Shtëpie” në Tv Klan këshillon të jemi të kujdesshëm, të filtrojmë lajmet që na vijnë dhe të kontrollojmë reagimin.
Fundjava do të vendosë në fokus marrëdhëniet dhe bashkëpunimet. Shenjat do të kenë mundësinë të takojnë njerëz nga rrethi shoqëror ose të njohin persona të rinj nga ku do të gjejnë pikërisht çfarë iu nevojitet.
Krisanthi Kallojeri: Sot dhe nesër, dy ditë ku kemi një entuziazëm, hiperbolizëm dhe preokupim më të madh me lajme, fjalë, mund të zbulojmë diçka, një skandal, të dalë në sipërfaqe diçka por do marrë përmasa më të mëdha nga sa është në të vërtetë. Kujdes me mendimet sepse edhe atyre do t’u japim përmasa të mëdha dhe nuk duam t’i çojmë drejt negativitetit. Nga sot e deri më 27 Gusht, veprimtaria e përditshme do të jetë më praktike dhe puna do të ketë më shumë rezultat.
Nga data 12 deri më 29 Korrik, komunikimi do të jetë më dramatik, me fjalë më pompoze, do të shprehim më tepër ndjenjat tona në mënyrë teatrale, do të jemi më kokëfortë dhe diskutimi do të jetë më egocentrik. Të shtunën kemi mundësi për takime për të zgjidhur çështjet tona, për bashkëpunime, për të gjetur ndihmë e mbështetje ose thjesht për jetën emocionale dhe sentimentale. Do të kalojmë bukur, mund të kemi disa anulime por që do të jenë për një alternativë më të mirë.
Dashi – Java fillon bukur për ju dhe 2 ditët e para do të ndiheni entuziastë dhe do të keni përshtypjen se do të fitoni në çdo drejtim. Vërtet mund të përfitoni, mjaft të dini të përdorni strategjinë dhe të mos hyni në kundërshtim me njerëz që janë më lart se ju, pra me eprorët. Periudha është shumë erotike dhe ju jeni shumë entuziaastë. Një lajm në lidhje me punën do të mësoni në fillim të javës, është mirë që ta filtroni atë. Paralelisht do të keni vizita, takime, këmbime mendimesh me të afërmit. Është momenti të ngrini mëngët, t’i përvisheni punës dhe ta kombinoni me pushimet për periudhën që do të vijojë deri në fund të Gushtit pasi do të ishte idealja. Përditshmëria juaj do të jetë shumë aktive dhe do të përfitoni në sferën financiare.
Demi – Java fillon me diskutime me miq, njerëz që ndani jetën tuaj të përditshme. Do të keni një lajm ose propozim që është mirë ta filtroni përpara se të merrni vendime dhe mirë është të mos merrni vendime përfundimtare dy ditët e para të javës. Për disa mund të jetë realizimi i një dëshire, mund të bëni një planifikim këtë javë por të jeni të bindur se do të dilni jashtë tij. Çështjet lidhur me shtëpinë, familjen ose fëmijët do t’ju preokupojnë në vijim dhe kryesisht gjatë gjithë verës, por deri në 29 Korrik dhe kanë të bëjnë me shpenzime e para që duhet të hidhni për t’i zgjidhur. Periudha do të vazhdojë të jetë erotike. Përfitoni në maksimum nga kjo periudhë aktive. Mund të bëni një udhëtim gjatë kësaj jave dhe njëkohësisht takime gjatë tyre.
Binjakët – Një përfitim ekonomik nga puna juaj, një ndihmë nga prindërit, një ndihmë, një bonus në sferën financiare. Gjithsesi, mbështetje ekonomike praktike si dhe në përgjithësi do të keni në fillim e në fund të javës. Prej kësaj jave fillon për ju një periudhë shumë aktive ku duhet të promovoni punën, planet dhe veten tuaj përmes kontakteve dhe bisedave që do të bëni. Paralelisht, nga sot e deri në fund të Gushtit fillon një periudhë ku do të ndieni një nervozizëm të brendshëm dhe disa herë mund të shprehet me ulje-ngritje të humorit. Përpiquni që gjithë këtë energji të brendshme ta bëni vepër, punë dhe të jeni sa më rezultativë pa u nxituar. Ata që duan të bëjnë rregullime, punime në shtëpi apo të zgjidhin çështje familjare, me kujdes por mund të veproni.
Gaforrja – Sot dhe nesër kujdes në lajmet që do të merrni, bisedat që mund të keni me bashkëpunëtorët, të dashurin tuaj. Evitoni tendencat ose shenjat e xhelozisë ose të tjerët mund të kenë tendenca t’ju ushtrojnë presion, kontroll dhe duhet të ruani qetësinë. Ndoshta do të merrni vesh diçka që deri më tani ishte sekret. Që sot fillon një periudhë për ju ku përmes zgjerimit të rrjetit social, kontakteve do të realizoni planet lidhur me projektet tuaja. Paralelisht do të keni mundësi të takoni, udhëtoni të tjerë, miq që do të jenë mbështetje për ju. Në lidhje me këtë, mund të veproni më shumë ditën e shtunë. Sfera financiare do të vazhdojë të jetë në qendër të vëmendjes tuaj ku në disa raste do ta teproni me shpenzimet që do të bëni.
Luani – Në fillim të javës kujdesuni më shumë për shëndetin, gjeni kohë të çlodheni sepse keni kaluar një periudhë intensive dhe do të vazhdoni ta kaloni, ndaj është momenti çliroheni pak nga tensioni që keni ndierë deri tani. që sot e pothuajse gjatë gjithë Gushtit, përqendrohuni në sferën financiare, do të keni fitime të papritura nga puna juaj por do të bëni edhe shpenzime pa e kuptuar. Një takim lidhur me një çështje pune, ndoshta për të realizuar një bashkëpunim do të keni të shtunën dhe në disa raste mund të jetë një takim i fshehtë, intim për një lidhje personale.
Virgjëresha – Që sot fillon për ju një periudhë shumë aktive. Është momenti të ngrini mëngët dhe të ndërmerrni iniciativa sepse jeni në një fazë shumë të mirë ku mund të realizoni shumë nga ato që dëshironi ose planifikoni sepse jeni njerëz të planifikimit. Jeni në një periudhë të mirë, morali është në nivele të larta, por ndonjëherë kur jemi entuziastë bëjmë gabime. Me energjinë që do të keni mos krijoni konflikte, mbroni marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja dhe energjinë kthejeni në punë, veprimtari e palestër. Në fillim të javës do të keni lajme e zhvillime lidhur me bashkëpunimet, bashkëpunëtorët ose takime personale për një lidhje afektive ndërkohë që në fund të javës do të keni mbështetje nga njerëz në lidhje me planet që keni për të ardhmen, për jashtë shtetit ose për studime. Një njohje mund të vijë nga rrethi juaj shoqëror ose aty ku do dilni, do të takoni një person dhe të fillojë një lidhje ose marrëdhënie afektive.
Peshorja – Jeni në një periudhë ku karriera dhe jeta juaj sociale është në qendër të vëmendjes. Në fillim të javës, pra sot dhe nesër jini më të kujdesshëm dhe trajtoni me kujdes çështjet që mund të lindin në punë ose familje. Kujdes me përshtypjet që do të lini tek të tjerët dhe jini më të përqendruar në punën tuaj dhe çdo gjë që bëni në jetën e përditshme. Në fund të javës do të keni një mbështetje, dikush do ju bëjë një dhuratë ose favor në lidhje me punën e karrierën tuaj. Vazhdoni të jeni sa më socialë, të realizoni takime sepse Afërdita do jetë në shtëpinë e tyre të 11-të kështu që duhet të dilni nga e zakonshmja. Paralelisht jini të kujdesshëm gjatë verës, mos iu jepni të tjerëve armët që t’ju luftojnë pas shpinës. Punoni që të keni një gjendje shpirtërore sa më të qetë deri në fund të Gushtit.
Akrepi – Fillimi i javës ndoshta ju gjen në një udhëtim ose të aktivizuar në promovimin e planeve dhe projekteve tuaja. Karriera dhe puna do të vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes, madje do të jenë më tepër dhe ju do të jeni akoma më socialë për realizimin e ambicieve tuaja. Një shans për bashkëpunim, një takim do të keni në fund të javës dhe ndoshta këtë mund ta realizoni edhe diku në një udhëtim. Krijohen shanse edhe për jetën tuaj personale, nuk është vetëm bashkëpunim.
Shigjetari – Një çështje ekonomike do ju preokupojë në fillim të javës. Mund të rregulloni një çështje që ju prekupon në lidhje me familjen dhe disa nga ju të tjerët mund të keni një përfitim që mund të vijë nga familja ose njerëzit e afërt, pra mund të keni një problem ekonomik për të cilin do të gjeni zgjidhje. Në përgjithësi, diçka e tillë do ju preokupojë ose ju ka preokupuar deri tani, brenda Korrikut. Fokusohuni te puna e karriera juaj dhe të jeni të bindur se rezultatet nuk do ju zhgënjejnë. Dëshirën për peripeci dhe tendencën për të sunduar mbi të tjerët duhet ta keni më të kontrolluar sepse ndonjëherë mund të krijohen keqkuptime dhe të hyni në konflikte. Nuk përjashtohet mundësia të bëni një udhëtim për çështje pune gjatë kësaj jave, të shpenzoni për punën tuaj ose të gjeni një punë ju që jeni të interesuar.
Bricjapi – Në fillim të javës marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja do të jenë një nga preokupimet. Mund të paraqiten probleme por është në dorën tuaj pasi ju dini ku t’i vini dhe do të jeni ata që do të vendosin kufijtë. Nëse doni të mbroni marrëdhëniet tuaja, mos merrni vendime këtë javë dhe në përgjithësi, gjatë Korrikut. Mos u ushtroni kontroll të tjerëve. Do të keni mundësi këtë javë, sidomos në fund të saj të krijoni një lidhje afektive, takim, të kaloni bukur me partnerin dhe nga sot e deri në fund të Gushtit do punoni me zell e këmbëngulje për të realizuar planet tuaja për të ardhmen por paralelisht mund të udhëtoni ose realizoni diçka lidhur me jashtë shtetit.
Ujori – Në fillim të javës kujdesuni për përmasat që mund t’u jepni mendimeve tuaja, mos i lejoni të marrin përmasa negative. Kujdes mos thoni ndonjë sekret që nuk duhet. Kujdesuni pak më shumë për shëndetin. Që nesër e deri më 28 Korrik, do të keni shanse më të mëdha në fushën e bashkëpunimeve, keni edhe tani por do të shtohen. Do të bëni zgjerimin e klientelës, të njihni miq e shokë dhe të krijoni një lidhje afektive. Që sot e deri në fund të Gushtit, libidoja dhe dëshira juaj do të jenë më të mëdha dhe pretendimet e kërkesat tuaja më të larta. Përdoni këtë forcë e energji të brendshme në favorin dhe dobinë tuaj.
Peshqit – Fillimi i javës ju gjen të ngarkuar nga ana emocionale në lidhje me marrëdhënien tuaj, ndoshta mbivlerësoni të tjerët dhe gjërat nuk i shihni në përmasa reale. Nga ana juaj, përpiquni t’i thoni të tjerëve të vërtetën dhe t’i paraqisni gjërat ashtu siç janë. Në fund të javës, do të keni një takim, ndoshta edhe rastësor nga ku mund të filloni një lidhje dashurie, por mund të jenë edhe njerëz të afërm apo të fisit ku mund të shtroni probleme për një projekt financiar. Të tjerët mund të bëjnë një udhëtim me të afërmit dhe të dashurit tuaj. Jeta juaj e përditshme do të jetë shumë aktive, me një dozë hiperbolizmi dhe deri në fund të Gushtit jini të kujdesshëm në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja. Mos u ushtroni presion të tjerëve por edhe mos reagoni ndaj provokimeve të tyre.