Mashtroi qytetarët duke shitur apartamente dy herë, procedohet ndërtuesi

Pak kohë më parë emisioni Stop në Tv Klan transmetoi rastin e mashtrimit nga ana e ndërtuesit Sabri Shera. Në zonën pranë Prokurorisë së Tiranës, Sabri Shera, administrator i shoqërisë së ndërtimit “AA Konstruksion”, në vitin 2015 i bëri ofertë qytetarit Shpëtim Mëniku, që në këmbim të vendit ku kishte shtëpinë, do ndërtonte pallat dhe kur të përfundonte objekti.

Shpëtimi, si pronar i truallit, do të pajisej me një apartament në katin e tretë, 55 m2. Palët lidhën kontratë dhurimi. Tani ndërtuesi, jo vetëm që nuk i është përmbajtur kësaj kontrate, por rezulton se e ka shitur disa herë apartamentin.

Ky pallat është ende i papërfunduar, ndërsa familja Mëniku në Kadastër ka regjistruar njësinë e banimit, që kur ta marrë në dorë ta certifikojë.

Motra e të interesuarit, Manuela Mëniku, ka tentuar të kontaktojë ndërtuesin Sabri Shera, por ky i fundit i është shmangur. Pasi gazetari i “Stop” u përball me ndërtuesin, ai premtoi që në fund të Marsit, t’i jepte kapar qytetarit dhe deri në 15 Prill ta shlyejë, duke ia blerë apartamentin. Por kjo nuk ndodhi. Me ndihmën e emisionit “Stop”, u kryen kallzimet nga kjo familje dhe më në fund prokuroria nisi procedimin për Sabri Sherën, për veprën penale të mashtrimit. Ndërkohë të tjerë denoncues janë ankuar në emisionin “Stop” për mashtrim nga ana e ndërtuesit Sabri Shera. Ky i fundit ka përdorur justifikimin e radhës, duke thënë, se ishte i sëmurë.

“Unë jam Shpresa Varka. Kemi një problem për punën e shtëpisë me Sabri Sherën. Kemi dhënë shtëpinë për pallat edhe ai na ka premtuar që do na japi 3 hyrje. Më mbrapa na nxorri se 1 hyrje të plakës nuk do ta jap. Për çfarë arsye? Ne duam arsyen. Ai thotë se ju kam dhënë shumë metra. Edhe ne ramë dakord, të paktën na jep nga 2 hyrjet e çunave. Asnjë hyrje s’kemi marrë. Do ta rregullojmë tha. Ne kemi qenë 5, me gjithë plakën 6. E ka ndërtuar pallatin aty, banorët të gjithë i kanë zënë hyrjet e veta, i ka shitur. Ka shitur hyrjet nga 3 herë. As lekë qiraje nuk na jep, na ka 5 vjet që nuk na ka dhënë lekë qiraje. Mashtrim total. Kemi ardhur kush e di sa herë këtu (në Policinë e Tiranës) dhe nuk na kanë marrë për bazë fare. Z.Sabri, hajde më kthe pronën time, shtëpinë time që kemi firmosur”.

“Nuk e di se kush ka hyrë, nuk e di se kush punon, ai ka bërë deklarata, ka bërë kontrata të tjera me të njëjtat numra. Nuk jemi vetëm ne, janë disa. Z.Sabri duam hyrjet siç i kemi pasur dhe aty ku i kemi pasur, edhe siç është e nënshkruar në kontratë“, thotë denoncuesja tjetër Makbule Muça.

“Jam Nevin Varka. Edhe unë kam të njëjtin problem. I kemi dhënë shtëpitë në 2015 për pallat, edhe akoma nuk i kemi marrë, po hyjmë për 9 vjet. Kemi pasur 69 metra me certifikatë pronësie dhe do merrnim 3 hyrje që na kishte premtuar. Ramë dakord edhe shkuam te noterja për të firmosur. I bëmë këto gjëra. Kur vjen puna tani, s’po marrim hyrjet. Unë e di për mashtrim, kështu i bie. Z.Sabri, të bëj thirrje, në atë datë që më ke thënë të mbarosh punë me dokumentacionin që më ke thënë vetë. Kaq dua prej teje, të më japësh dhe çelësin e apartamentit”.

Nevin Varka zhvillon një bisedë telefonike me Sabri Sherën, dhe ky i fundit për herë të përsëritur kërkon më shumë kohë.

“Nja dytë kohë, nja dy ditë kohë, vetëm kaq! Jam keq”.

Por pasi mëson se në këtë bisedë është i pranishëm edhe gazetari i Stop, Sabri Shera mbyll telefonin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...