“Jeta ime ka qenë ferr i vërtetë!”, 75-vjeçarja: U martova me shkuesi, edhe sot e duroj!

Për Bekën, një telefonuese 75-vjeçare në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, martesa ka qenë një zhgënjim. Ajo rrëfen se është rritur në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër, sot ka 5 fëmijë për të cilët është krenare, por vetë ndien shumë dhimbje. Ndërsa dënes në telefon, ajo thotë se ende duron problemet që i sjell bashkëshorti me të cilin është martuar me mblesëri.

Beka: Për martesën… një zhgënjim i vërtetë!

Aldo: Jo, pse?

Beka: Jam rritur në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër dhe e martuar me 5 fëmijë. Kam 5 fëmijë të mrekullueshëm, por jeta ime ka qenë një ferr i vërtetë. Kam lindur duke qarë dhe ashtu do vdes, duke qarë.

Aldo: Po çfarë ka ndodhur?

Beka: Fëmijët e mi nuk i dinë dhimbjet dhe hallet e mia.

Aldo: Ti nuk ke folur me fëmijët apo jo?

Beka: Pak a shumë.

Aldo: Ti si u martove, Beka?

Beka: Ja ashtu, me ndërhyrje.

Aldo: Nuk është një zgjedhje e jotja apo jo?

Beka: Jo, jo, s’ishte zgjedhja ime. Isha betuar që fëmijët e mi s’do e kenë këtë fat, por jeta qenka shumë e pabesë.

Aldo: Ke shumë të drejtë. Ti nuk je as e para, as e fundit apo jo?

Beka: Po, ashtu është. Tani ka marrë fund çdo gjë, jam 75 vjeçe, kam 16 nipër e mbesa.

Aldo: Ti je divorcuar le të themi apo jo?

Beka: Jo, s’bëhet fjalë! Akoma edhe sot e duroj! Nuk di çfarë të them!

Aldo: Po nëse ti je 75, ai sa është?

Beka: Eh more bir, ku të mbytesha, ku të përplasesha, isha e detyruar të duroja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...