Humbi bashkëshortin e më pas djalin, fundi i ëndrrës së Violës

Viola, një telefonuese në “Aldo Morning Show” në Tv Klan shprehet se për të martesa është fundi. Ajo rrëfen se ka kaluar 19 vite të lumtura deri në momentin që humbi bashkëshortin. Pas 4 vjetësh, djali i saj humbi jetën në moshën 19-vjeçare.

Viola: Për mua është fundi.

Aldo: Kaq keq muhabeti?

Viola: Jam martuar në 1974 dhe në ’76 më lind djali i madh, ’78 i dyti, ’81 i treti dhe ’85 i fundit. Për 19 vjet kam kaluar mirë, gjynah të qahem, në një familje të respektuar.

Aldo: Ke qenë me prindërit e burrit apo jo?

Viola: Po, po sepse jam në Lushnje por vij nga fshatrat e Korçës. Një jetë e mrekullueshme, më ndahet nga jeta im shoq në ’93. Unë në moshën 38 vjeç, ai 49, kishim një diferencë gati 11 vjet. Nuk ngeli me kaq, iu përkushtova fëmijëve. Pas 4 vjetësh më vdes edhe një djalë në moshën 19 vjeç.

Aldo: Kështu që nuk është tamam ajo që ti kishe ëndërruar?

Viola: Jo, nuk është. Ky është fat i jetës, si të vijë fati./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...