U AKSIDENTUAN NË AKSIN SHKODËR-HANI I HOTIT, NDËRROJNË JETË TË MOSHUARIT

Çifti i të moshuarve Adem Sula dhe Sadije Sula, 86 vjeç dhe 82 vjeçe ndërruan jetë në spitalin rajonal të Shkodrës pas aksidentit rrugore të ndodhur në aksin Shkodër-Hani Hotit më 8 korrik. Këta shtetas po udhëtonin me një motor ndërsa janë përplasur me një autobus që kthehej nga Mali i Zi me disa qytetarë nga Lezha, të cilët kishin shkuar drejt shtetit fqinj për një vizitë turistike…

Nga aksidenti i rëndë dy bashkëshortët morën plagë të rënda në trup. Të moshuarit u transportuan menjëherë drejt spitalit rajonal të Shkodrës për t’i dhënë ndihmën e parë por plagët e rënda nga aksidenti rrugor i morën jetën pas pak orësh duke mos arritur që të mbijetojnë. Pas aksidentit të rëndë menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë duke nisur hetimet për nxjerrjen e shkaqeve të plota të këtij aksidenti të rëndë që i mori jetën shtetasve Adem dhe Sadije Sula.

Policia vijon punën për ta zbardhur të plotë këtë aksident me pasojë dy viktima. Rruga Shkodër-Hani Hotit është kthyer në një prej akseve më të rrezikshme për shkak të aksidenteve të shumta rrugore duke qenë kështu një njollë e zezë për policinë rrugore të Shkodrës. Drejtuesit e automjeteve por edhe vetë kalimtarët në shpesh raste nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor duke sjellë më pas aksidente me pasoja fatale apo të plagosur rëndë. Pavarësisht masave të shtuara nga policia vendore e Shkodrës dhe gjobave të vendosura edhe në aksin Shkodër-Hani Hotit sërish shoferët vijojnë që të mos ndërgjegjësohen duke e kthyer këtë segment në një problem sa i përket aksidenteve. Ecja me shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorimi i celularit, alkoolit si dhe mos respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor sjellin këto aksidente të rënda.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME