Xhabiej, shkëputen fasadat e pallateve/ Banorët: Jemi të rrezikuar, kërkojmë …

Krahas sigurisë, pamja që të ofrojnë shumica e pallateve në Shkodër, nuk është aspak e hijshme ndaj ndërhyrja është bërë domosdoshmëri. Në lagjen “Xhabiej”, në disa pallate kanë nisur që të shkëputen njëra pas tjetrës, fasadat të cilat janë kthyer në tmerrin e banorëve.

Rasti më i fundit është i pak javëve më parë në një pallat në këtë lagje, ku një pjesë e suvasë u shkëput nga kati i tretë dhe rrezikoi një grua që ndodhej poshtë pallatit, me djalin e saj por për fat të mirë kanë shpëtuar pa lëndime.Banorët kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që të ndërhyjnë urgjentisht pasi iu rrezikohet jeta.

Ndërkohë më herët arkitekti i njohur Zef Çuni në një intervistë dhënë për RTSH Shkodra tha se rehabilitimi i tyre nuk kërkon fonde të mëdha por kërkon një menaxhim më të mirë të Bashkisë.Këto pallate të ndërtuar para viteve 1990 janë në gjendje tejet të amortizuar, saqë disa janë kthyer në rrezik jo vetëm për banorët që jetojnë aty por edhe për kalimtarët. Ndërkohë që lagështira dhe faktorë të tjerë natyrorë kanë bërë që i gjithë objekti të kthehet në rrezik, ndaj banorët kërkojnë ndërhyrje nga institucionet.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...