Vendimi i Bashkisë, por shoferët nuk e zbatojnë për parkimin e automjeteve në rrugën “Mbreti Gent”

Kur jemi në mesin e sezonit turistik dhe fluksi i turistëve vendas dhe të huaj që vizitojnë qytetin sa vjen e rritet, Bashkia Shkodër me qëllim lehtësimin e trafikut, pak ditë më parë mori vendimin për kufizimin e qëndrimit të automjeteve në Rrugën “Mbreti Gent” që përfshinë segmentin Sheshi Balshaj-Rrethrrotullimi Bay Pass.

Megjithëse ka hyrë në fuqi që nga e hëna ky vendim nuk po zbatohet nga drejtuesit e automjetve, duke krijuar kështu sërish vështirësi në lëvizje.
Ndërkohë policia rrugore ndodhet në terren dhe po gjobitë automjetet te cilat vijonë të parkohen në këtë aks rrugor jashtë orarit të përcaktuar nga Bashkia. Në njoftimin e publikuar pak ditë më parë thuhej se: Duke pare fluksin e madh të lëvizjes së mjeteve, dhe me qëllim lehtësimin e qarkullimit, duke filluar nga dita e hënë 03.07.2023 deri 01.09.2023, Rruga “Mbreti Gent (Sheshi Balshaj-Rrethrrotullimi Bay pass) do të jetë me orar të kufizuar qëndrimi.

Ku do të ndalohet qëndrimi nga ora 08.00-20.00.
Periudha e lejimit të qëndrimit do të jetë në shërbim të banorëve të zonës, që të kenë mundësi parkimi gjatë natës dhe bizneseve për furnizimin me produktet e nevojshme gjatë natës dhe herët në mëngjes.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Publiku thërret Luizin, Armaldo iu drejton mikrofonin: “Më fort, më fort…”

Këngëtari, Armaldo Kllogjeri, pas daljes së tij nga shtëpia...

Tre çiftet e horoskopit që kanë më shumë dashuri për pjesën tjetër të vitit 2023

Disa do të thonë se gjithçka është çështje kimie....

Vajza e Eli Fares “bishë” e vërtet, shfaqet nga vaska me shkumë

Ka mbi 125 mijë ndjekës në faqen e saj...

Shisnin kanabis pranë gjimnazit/ Arrestohet 20-vjeçari në Shkodër, tre të tjerë nën hetim

Një 20-vjeçar është vënë në pranga dhe tre të...