Temperatura deri në 37 gradë Celsius, meteorologu Osmani: Këto qytete do të goditen nga vala e nxehtë…

Fundjava do të jetë nën dominimin e kthjellimeve kryesisht në zonat bregdetare ndërsa kalime të pakta vranësirash pritet që të ketë në zonat malore.

Temperaturat do të vijojnë të jenë të larta, ku sipas meteorologut Hakil Osmani, pritet të arrijnë deri në 36 apo 37 gradë celcius.

“Dita e sotme do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore.

Mundësira për momente të pakta për reshje shiu në zonat verilindore.

Dita e shtunë dhe e dielë do të jetë nën dominimin e kthjellimeve përgjatë 24 orëshit në zonën bregdetare ndërsa në qytetet e zonës së ulët dhe në zonat malore do të ketë herë here do të ketë kalime të pakta të vranësirave por s’do të ketë reshje.

Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të jenë deri në 36 apo 37 gradë celsius maksimumet. E nesërmja do të sjellë një rënie me 1 gradë por e diela do të regjistrojë sërish temperatura të larta duke bërë që maksimumet të luhaten në 37 gradë në qytete si Elbasani, Berati apo Gjirokastra.

Në vendet e rajonit, ka pasur përmirësim të dukshëm të kushteve të motit.

Duke filluar nga pasditja e sotme, e shtuna dhe e diela do të sjellin intervale të gjata me kthjellime ku herë pas herë pasditja do të sjellin kalime të pakta vranësirash por nuk priten që të sjellin reshje.”, tha ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...