Pas Dafina Zeqirit, edhe Ronela Hajati do të “martohet”?

Fotot dhe video-t e postuar me fustan nusërie të Dafina Zeqirit disa ditë më parë, bënë gjithë fansat e ndjekësit e saj në rrjetet sociale të aludonim se mos artistja kishte planifikuar të bënte një dasmë, sidomos për shkak të faktit se përkuan këto postime me lajmet se kishte nisur një histori të re dashurie. Megjithatë shumë shpejt u bë e qartë se bëhej fjalë për xhirimet e videoklipit të fundit të artistes, që tashmë është publikuar e që mban emrin Dasma, një projekt ku Dafina martohet, por vetëm brenda këngës.

Ndërkohë pas artistes nga Kosova, radhën duket se e ka Ronela Hajati. Me anë të një postimi në Instagram pak orë më parë, Ronelën e shohim të veshur me fustannin e bardhë, ku duket shumë e bukur, teksa bashkangjitur këngëtarja shkruan thjesht: “Do martohem”, duke mos na dhënë asnjë detaj tjetër.

Pas Dafina Zeqirit, edhe Ronela Hajati do të “martohet”?

Tani, duke marrë parasysh që prej kohësh Ronela deklaron që është “single”, pavarësisht dëshirës tonë dhe të fansave të saj për të parë një dasmë nga këngëtarja, me siguri bëhet fjalë për një martesë njësoj si e Dafinës, një martesë artistike e me gjasë ajo po pregatitet për një videklip të ri. Ose kjo, ose Ronela është pjesë e ndonjë seti fotografik apo thjesht ka dashur që ta shohim të gjithë si nuse, sido që të jetë nuk po ankohemi dhe mezi presim ditën kur do e shohim në altar, të veshur kështu, sepse vërtetë duket bukur.

Nga ana tjetër, kujtojmë se Ronela këto kohë është duke shijuar suksesin e “Shikimet”, këngës së fundit që është kthyer në një super hit të verës.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME