Ish-ndërtesa e thertores/ Bashkia ndërhyn për pastrimin dhe sistemimin e zonës

Është pastruar sot një tjetër zonë e ndotur nga hedhja pa kriter e mbetjeve në qytetin e Shkodrës. Tek ish-ndërtesa e thertores, në afërsi të Urës së Vjetër të Bunës, është ndërhyrë sot me punonjësit dhe mjetet e shërbimeve publike të Bashkisë duke bërë të mundur heqjen e tonelatave mbetje të depozituara prej kohësh, që e kishin kthyer këtë në një nga pikat më të ndotura të qytetit.

Pas heqjes të mbetjeve është kryer edhe larja e gjithë hapsirës së liruar.Aksioni i sotëm është në vazhdën e zbatimit të planit të masave për pastrimin e territorit nga mbetje të hedhura pa kriter në vënde të pamiratuara.

Një ditë më parë u realizua pastrimi i dy vend-depozitimeve me mbetje në lagjen 4, në Tepe dhe dy të tjera në rrugën “7 Shaljanët” lagje nr 5. Bashkia përsëritë thirrjen drejtuar qytetarëve edhe të gjithë atyre që zhvillojnë aktivitet industrial si fasoneri, gomisteri, ndërtim etj, të zbatojnë ligjin.Mbetjet fasone industriale dhe teknologjike duhet të trajtohen dhe të depozitohen sipas legjislacionit në fuqi, kontenieret janë vetëm për mbetjet bashkiake, jo industriale dhe inerte.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Publiku thërret Luizin, Armaldo iu drejton mikrofonin: “Më fort, më fort…”

Këngëtari, Armaldo Kllogjeri, pas daljes së tij nga shtëpia...

Tre çiftet e horoskopit që kanë më shumë dashuri për pjesën tjetër të vitit 2023

Disa do të thonë se gjithçka është çështje kimie....

Vajza e Eli Fares “bishë” e vërtet, shfaqet nga vaska me shkumë

Ka mbi 125 mijë ndjekës në faqen e saj...

Shisnin kanabis pranë gjimnazit/ Arrestohet 20-vjeçari në Shkodër, tre të tjerë nën hetim

Një 20-vjeçar është vënë në pranga dhe tre të...