Astrologia e njohur, Meri Shehu ishte sot e ftuar në “Wake Up”, ku bëri parashikimin e yjeve për muajin korrik.
“Kemi pasur një hënë të bukur e të plotë që e shijuam dhe që ishte e madhe. Ndikimi ishte në Bricjap. Kjo do të thotë që tendenca për një ngritje sociale ose për ego, ose për kritika, ose për menaxhim, ose për dukje sociale është shumë e madhe”, tha Meri.
Parashikimi për Gaforren dhe Luanin:
Gaforret e kishin gjithë hënën e plotë përballë shenjës së tyre, domethënë tregonin për një bashkëpunim të madh ose një mundësi e madhe bashkëpunimi. Do vazhdojë kjo si tendencë. Do dëgjojmë shumë Gaforre që do marrin edhe vendime të rëndësishme në jetën e tyre si fejesa apo martesa. Është shumë e bukur. Pastaj fillon hëna e re dhe është shumë e mirë për ta, por ka një përballje plutonje, diçka që brenda tyre që nuk i lejon të bëjnë këtë fillimin e ri. Kemi një Pluton aty që nuk të fal për disa gjëra. Është një gjë që duhet të japësh llogari. Duhet t’i ndash mirë gjërat me të kaluarën, me ndjenjat, me pasionet.
Luanët kanë pasur një periudhë të çuditshme, të fuqishme pasi kanë pasur në shenjën e tyre Marsin dhe Afërditën, të cilat vazhdojnë deri më 17 korrik. Kanë pasur ditë të mira por me përballjen e Uranit në Dem. Kjo do të thotë që çfarë do që kapnin Luanët, Demi me Uranin përballë ua shkrumbonin. Kështu që Luanë kanë qenë i çik që në pasdite kam një gjë shumë të bukur që në mëngjes ikën. Ose e kam në mëngjes dhe në darkë shuhet. Kanë qenë sikur gjërat papritur u shkrumboheshin. Kjo do vazhdojë deri në mes të muajit. Kështu që shumë Luanë do ndihen mirë por në të njëjtën kohë rrezikojnë të humbin gjithçka që kanë pasur. Por këto 2-3 ditë i shikoj pak më mirë, me një fat më të mirë, nga dje e pardje të paktën, sidomos në dashuri.