HIPOTEKA INSTITUCIONI MË PROBLEMATIK NË SHKODËR

Onid Bejleri pas 5 muajsh në krye të Agjencisë së Kadastrës në Shkodër ka dhënë dorëheqjen duke mos qenë më drejtor në hipotekën e Shkodrës. Bejleri mësohet se ka disa ditë që është dorëhequr, një vendim që pritej pas përfundimit të zgjedhjeve vendore të 14 majit. Ndërkohë edhe pse Bejleri ka parqitur zyrtarisht dorëheqjen nga hipoteka ende nuk është zëvendësuar nga drejtori i ri. Kjo vonesë e emërimit të drejtorit ka thelluar edhe më shumë probleme që ka ky institucion në raport me shërbimet ndaj qytetarëve të Shkodrës. Kjo lëvizje e drejtorëve pa bërë ende një vit në Agjencinë e Kadastrës në Shkodër po vështirëson gjithnjë e më shumë situatën e hipotekës duke bërë që asgjë të mos funksionojë.

Ky ndryshim i shpeshtë i drejtorëve të hipotekës në Shkodër vjen për shkak të problemeve që ka ky institucion dhe shqetësimeve që paraqesin qytetarët për pronat e tyre çdo ditë. Vonesat në certifikata, dokumente që humbasin, vonesa në shërbime të tjera apo në shumë raste qytetarët nuk marrin asnjë përgjigje. Hipoteka e Shkodrës ka shumë probleme që nga kartelat që dalin me vonesë, hartat që nuk dalin në afat, legalizimet që nuk jepen duke lënë peng qytetarët dhe kjo mund të vërtetohet fare thjeshtë nga kushdo për numrit të dosjeve të përpunuara. Hipoteka është kthyer në një problem për bizneset dhe emigrantët. Këta të fundit largohen të dëshpëruar duke mos arritur që të blejnë shtëpi apo t’i shesin ato si shkak i vonesave. Ata që dëmtohen më shumë janë bizneset të cilët mbesin të bllokuar nga mungesa e shërbimit në Agjencinë e Kadastrës në Shkodër.

Punonjësit shpesh herë nuk i binden as drejtorëve që ndërrohen shumë shpesh por as përgjegjësve të tyre duke mos zbatuar afatet dhe ligjet, një forcë kjo që punonjësit e marrin nga emërimet politike duke qenë kështu në disa raste të paprekshëm. Në këtë mënyrë edhe në të dhenat që ka vetë PS Shkodër por edhe në qendër, hipoteka prej vitesh është një gangrenë dhe institucioni më problematik në Shkodër. Shpresojmë që drejtuesi i ri, kushdo që të emërohet të arrijë të zgjidhë këto shqetësime të mëdha që kanë qytetarët dhe bizneset.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...