Riparohet Ura e vjetër e Bunës, ndërhyrja e bën atë më të sigurt …

Ura e Vjetër e Bunës e cila vazhdimisht është kthyer në shqetësim serioz për banorët e Bashkisë Shkodër tashmë është riparuar.Kjo ndërhyrje erdhi me iniciativë të Kryetarit të bashkisë Shkodër, në pritje të marrjes së detyrës Benet Beci në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore.

Tashmë në të gjithë gjatësinë e urës janë vendosur dërrasat duke u zëvëndësuar me ato të vjetra. Kryebashkiaku Benet Beci bën thirrje që të ruhet prona publike dhe pasuritë e qytetit tonë. Nëpërmjet një statusi në facebook Beci shkruan se ndërhyrja për riparimin e shpejtë në Urën e Bunës, si bashkëpunim mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, e bën atë më të sigurt për kalimtarët e shumtë. Për ta mbrojtur këtë pasuri të qytetit tonë, është e domosdoshme që të gjithë ta përdorim me kujdes e në respekt të rregullave të qarkullimit.

Ura e vjetër e Bunës ka qenë një urë që është hapur me anë të një mekanizmi në formë manuale, hapja e së cilës në fillim shërbeu si mbrojtje nga rreziku malazez e më vonë për të bërë të mundur lëvizjen e varkave nga lumi Buna në liqenin e Shkodrës dhe anasjellas.Sot ajo konsiderohet si një vepër arti, nyje hyrëse për në Shkodër dhe simbol për shkodranët.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

“Meqë kërkohet silikoni, gati jam dhe unë”/ Julian Deda “gati” për në televizion

Aktori i humorit, Julian Deda, është tepër aktiv në...

Zupa Shtëpie me Arra dhe Kanellë – Receta e Lehtë, e Ëmbël

Zupa shtëpie, një ëmbëlsirë krejt e lehtë, e kombinuar...

Si të Humbisni Kilogramët e Tepërt Duke Ngrënë Mëngjes

Mëngjesi është padyshim vakti më i rëndësishëm i ditës...

Delet konsumojnë 300 kg kanabis në Greqi, pronari i fermës: Janë bërë të çmendura

Pas stuhisë “Daniel” shumë gjëra ndryshuan për banorët në...