Mbi 50 persona përfundojnë në spital, dyshohet se u helmuan nga uji

Persona të moshave të ndryshme, janë paraqitur në qendrën shëndetësore të fshatit Gjoricë në Bulqizë, me shenja helmimi.

Mësohet se personat e paraqitur janë të moshave të ndryshme, por me simptoma të njëjta si të vjella e diarre.

Janë të paktën 50 persona nga familje të ndryshme, që janë paraqitur për ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore Gjoricë.

Dyshimet paraprake, janë se helmimi ka ardhur si pasojë e kontaminimit të ujit të pijshëm i rrjetit të ujësjellësit që furnizon gjithë Gjoricën.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë sjellë ndotjen e ujit, ndërsa mësohet se Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Bulqizë kanë marrë mostrat e ujit për t’ju bërë analizat, ku ka rezultuar se uji është i ndotur.

Ndërkohë, banorëve u është kërkuar që të mos konsumojnë për momentin ujë nga rrjeti i ujësjellësit, derisa situata të zgjidhet.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

“Meqë kërkohet silikoni, gati jam dhe unë”/ Julian Deda “gati” për në televizion

Aktori i humorit, Julian Deda, është tepër aktiv në...

Zupa Shtëpie me Arra dhe Kanellë – Receta e Lehtë, e Ëmbël

Zupa shtëpie, një ëmbëlsirë krejt e lehtë, e kombinuar...

Si të Humbisni Kilogramët e Tepërt Duke Ngrënë Mëngjes

Mëngjesi është padyshim vakti më i rëndësishëm i ditës...

Delet konsumojnë 300 kg kanabis në Greqi, pronari i fermës: Janë bërë të çmendura

Pas stuhisë “Daniel” shumë gjëra ndryshuan për banorët në...