Moti “ndryshon” stinë/ Zbuloni parashikimin e meteorologëve, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat gjatë periudhës së verës

Jemi dëshmitarë të një pranvere mjaft jo-stabile dhe me pak rreze diellore në territoret tona, ndërsa trende të ngjashme parashihen edhe javët dhe muajt në vijim.

Në parashikimin afatgjatë për verën 2023 të Shtëpisë së famshme meteorologjike amerikane AccuWeather për verën në territoret tona më specifikisht atmosfera do të vazhdojë të jetë jo-stabile.

Megjithatë duhet të sqarojmë se ACCUWEATHER nuk merret me një territor specifikisht, por ky parashikim vlenë për tërë Kontinentin e Vjetër. Edhe pse rajoni ynë gjendet në zonën e masave jo-stabile dhe të freskëta kjo nuk do të thotë se nuk do të kemi shumë ditë me diell dhe të ngrohta verore.

Në përgjithësi parashikimi thotë se reshjet do të jenë mjaft prezente për shkak të gjendjes së përgjithshme sinoptike dhe paterneve atmosferike, por duhet theksuar se vera ka shumë ditë në dispozicion dhe mjafton një anticiklon i fortë kontinental për të na siguruar ditë stabile dhe të nxehta verore.

Parashikimet afatgjata nganjëherë nuk janë kredibile, por kjo nuk do të thotë se AccuWeather nuk ka të drejtë ngase të gjitha trendet momentale japin të kuptojnë se vera 2023 do të jetë me mot të paqëndrueshëm. Megjithatë, siç theksojnë edhe meteorologët e AccuWeather temperaturat e larta rreth vlerave mesatare ose pak mbi vlera mesatare do të mbizotërojnë për shumë ditë dhe kjo nënkupton se do përkundër parashikimeve do të kemi ditë të nxehta dhe stabile.

Pra, para nesh një verë me mot të ndryshueshëm ku pritet të kemi periudha të shpeshta me reshje por nuk do të mungojnë edhe ditët stabile dhe të nxehta. Gjithsesi nuk do të mungojnë shtrëngatat me bubullima të cilat mund të sjellin problematika në disa rajone ku përmenden edhe përmbytjet e mundshme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...