“Coca-Cola” serbe pushton marketet shqiptare

Në javët e fundit nëpër markete kemi parë një shtim të produkteve serbe në tregun shqiptar, i cili duket se ndryshe nga më parë, është orientuar në këtë drejtim masisvisht. Një nga produktet më të shpeshta që hasim në markete e dyqane është “Coca-Cola” serbe.

Marketet preferojnë të furnizohen me pijen që vjen nga Serbia. Një qytetar e ka denoncuar këtë fenomen në redaksinë tonë në prag të situatës së nxehtë në veri të Kosovës.

Ai shprehet se arsyeja përse tregtarët shqiptarë preferojnë të furnizohen me “Coca-Cola”-n serbe është sepse është sepse ajo serbe blihet më lirë.

Qytetari nga Durrësi bën thirrje që të bojkotohet kjo pije deri në rregullimin e çmimeve dhe të tregut.

MESAZHI I QYTETARIT – “JOQ Albania ju përshëndes! Kam një shqetësim, që e kam hasur në kohët e fundit. Pothuajse në shumicën e marketeve dhe dyqaneve në Durrës gjen ‘Coca-Cola’ të prodhuara në Serbi. Herën e parë e mora, se nuk e vura re.

Herën e dytë pyeta shitësin e më thotë se kanë hyrë shumë në vendin tonë për arsye se i marrin më lirë. Domethënë ‘Coca-Cola’ e Serbisë hyn në vendin tonë më lirë dhe shitet me të njëjtin çmim që ka e jona. Turp, duhet bojkot!”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Shkodër: Digjet kabulli në kabinën elektrike në rrugën “28 Nëntori”

Një incident u regjistrua sot në pedonalen e Shkodrës,...

Zbardhet vjedhja e 100 mije € ne Shkoder, ja kush ishin autoret…

Policia e Shkodrws ka zbardhur ngjarjen në lagjen...

Të dashuruar si ditën e parë ! – Çifti Bardhyl dhe Dhurata Hysa janë prej 37 viteve bashkë

Dashuria është ndjenja më fisnike e zemrës! Është ajo ndjenjë...