Zemra merr “më qafë” shqiptarët, më shumë se gjysma e vdekjeve vijnë prej saj

Numri i vdekjeve u ul me 21.3 për qind vitin e kaluar, teksa pasojat e pandemisë në rritjen e vdekshmërisë janë shuar plotësisht. Instituti i Statistikës raportoi së në vitin 2022, Shqipëria regjistroi 23 mijë e 998 vdekje në total, nga 30.507 vdekje që ishte shifra në vitin 2021.

Por lajmi i mirë i uljes së vdekshmërisë ka brenda dhe një lajm shqetësues. Instat raporton se më shumë se gjysma e shqiptarëve tani po vdesin nga zemra.

“Vdekjet nga grupsëmundja “Aparati i qarkullimit të gjakut” zënë peshën më të madhe në totalin e vdekjeve të regjistruara. Ky grup vazhdon të jetë shkaku kryesor i vdekjeve në Shqipëri dhe në vitin 2022, më shumë se gjysma e vdekjeve, përkatësisht (54,5%), erdhën nga ky shkak,” raporton INSTAT.

Grupsëmundja “Simptoma, shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mirë”, përbën grupin e dytë me peshën më të lartë të vdekjeve, respektivisht 20,3%.

Ndërkohë që një tjetër tendencë shumë shqetësuese mbetet rritja e vdekshmërisë nga tumoret. “Grupsëmundja “Tumore” përbën grupin e tretë të sëmundjeve me peshën më të madhe të vdekjeve të regjistruara, 13,5% të vdekjeve gjithsej,” përfundon INSTAT.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...