Shkëlzen Berisha të ka kërkuar favore? Alibeaj plas deklaratën e fortë dhe ‘nxjerr në shesh’ të vërtetat

“Nuk kam qenë kurrë me parimin e Xenit për t’u paguar për gjithçka”, kështu i është përgjigjur Enkelejd Alibeaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili e ka akuzuar më herët se është paguar me një shumë prej 220 euro nga Rama.

I ftuar në studion e Eruronews Albania, Alibeaj tha se parimi i Xenit, Shkëlzen Berishës është ai për të cilin e ka akuzuar edhe SHBA dhe arsyeja se pse u shpallën non grata familjarisht.

“Nisem nga fakti se çfarë është thënë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili e ka dizejnuar non-grata atë dhe familjarisht, për minim të demokracisë dhe për korrupsion të demokracisë. Të përdorësh këto 220 euro, nga kush, nga ku dhe pse?

Është një gjuhë që Sali Berisha ka përdorur gjithmonë. Është kjo gjuhë e vjetër sovjetike, si fletërrufetë e famshme, kjo meriton dhe do meritojë vetëm këtë lloj përgjigje”,-tha Enkelejd Alibeaj.

I pyetur në rast se Shkëlzen Berisha i ka kërkuar ndonjëherë ndonjë favor Alibeaj tha se jo, pasi aio vetë kurrë nuk ka lejuar t’i kërkonin të tilla favore.

“Jo, nuk më ka kërkuar. Sepse nuk kam lejuar. S’më kishte pyetur njeri më parë. Por unë nuk kam lejuar askënd. Gjithmonë edhe për shkak të edukatës sime familjare edhe për shkak të edukatës politike, si dhe për gjërat që kam arritur në jetë unë besoj te puna dhe te ndershmëria”,-tha ish-drejtuesi i komanduar i PD.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...