Korsitë e biçikletave punimet mbesin pezullm kaos në trafik

Punimet që nisën me ritme të shpejta në prag të fushatës elektorale për ndërtimin e korsive të dedikuara për bicikleta kanë mbetur vend numëro. Segmentet nga Parruca në Xhabiej dhe Parrucë-Sheshi Isa Boletini” kanë mbetur të hapura duke sjellë kaos në trafik.

Si për ironi anjë punëtor nuk duket në terren nga një vëzhgim që RTSH Shkodra dhe kjo situatë nuk është aspak normale kur po afron piku i sezonit turistik.Në një kilometar që i takon korsisë Xhabije-Parrucës, vetëm 400 metrat e para janë përfunduar, ndërsa për pjesën tjetër ende nuk dihet se sa kohë duhet për të përfunduar këtë korsi të bicikletave.Megjithatë puna në terren vazhdon me ritme shumë të ngadalta dhe ne disa vende nuk ka asnjë puëntor që po punon .

Në rast se punimet vijojnë të ecin me këto ritme ka gjasa që ky investim të mos përfundojë në afatet e parashikuara. Në vitin 2018 kur nisi puna për studimin e trafikut, u hartua edhe një raport, sipas të cilit, nga 1946 qytetarë të pyetur rezultoi se 651 prej tyre e vlerësonin “Shumë keq” situatën lidhur me numrin e korsive të biçikletave, 520 e vlerësuan “Keq”, 531 “Mjaftueshëm”, 180 “Mirë” dhe vetëm 65 prej tyre “Shumë mirë”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...