Burri hidraulik e gruaja shtëpiake, çifti i shqiptarëve vjedhin kursimet e të moshuarve në Itali

Një çift bashkëshortësh me origjinë shqiptare janë arrestuar mëngjesin e së dielës nga policia italiane, në një fshat afër Ravenës pasi akuzohen se iu kanë vjedhur 5500 euro një çifti të moshuarish që u përmbytën.

Mediat italiane raportojnë se Martin Faqolli, 39-vjeç me profesion hidraulik dhe që jeton qysh në fëmijëri në qytetin Romagna dhe bashkëshortja e tij Valde Dudi, 33-vjeçare shtëpiake duhet të qëndrojnë në paraburgim pasi akuzohen për grabitjen në shtëpinë e 70-vjeçarëve.

Veprimi i tyre është cilësuar si “i paskrupullt” pasi shqiptarët kanë shfrytëzuar një “emergjencë kolektive për qëllime të këqija” në një kohë që të ardhurat e tyre janë të mjaftueshme për të mbajtur familjen.

39-vjeçari Faqolli ka marrë të gjithë përgjegjësinë për ngjarjen, duke kërkuar falje dhe duke pretenduar se kishte shkuar së bashku me gruan dhe disa vullnetarë me qëllimin e vërtetë për të ndihmuar.

Por ai thotë nuk i ka rezistuar dot tundimit kur ka parë paratë që po thaheshin në një thes të lënë në diell. Ndërkohë që gruaja e tij tha se nuk kishte dijeni për vjedhjen.

Por për gjyqtarin ata janë të dy përgjegjës: gruaja thuhet se i ka marrë paratë dhe i ka fshehur në një qese ndërsa burri i ka marrë më pas.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...