U dashurua dhe krijoi familje brenda vitit, aksidenti tragjik i mori jetën bashkëshortit: M’u përmbys çdo gjë

Përpara se Ermira të vinte në jetë, familja e saj u përball me humbjen e djalit të tyre 9-muajsh nga temperatura. Kjo ishte arsyeja që kur vajza e tyre lindi, ata i vunë emrin e tij dhe pas 9 muajsh, Ermira kaloi të njëjtën gjë si vëllai, por fatmirësisht shpëtoi.

Në vazhdimin e historisë së saj në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Ermira tregon se jetesa vazhdoi normalisht, ajo dhe i vëllai u rritën e shkolluan. Universitetin Ermira e kreu në Itali dhe vazhdonte të jetonte atje derisa erdhi momenti i lumtur i martesës së vëllait të saj. Kthimi në Shqipëri do ta takonte me dashurinë e jetës së saj dhe një tragjedi.

Ermira: Aty ku do provonim fustanet, isha unë, shikoja fustanet, kisha qejf dhe i them zonjës së sallonit a mund ta provoj dhe unë një fustan? “Patjetër”, më tha, “me shumë kënaqësi”. Bëjmë ne shoqërueset e nuses dhe zonja e dyqanit na jep nga një buqetë me lule mua dhe kushërirave të mia. Pikërisht këtë buqetë mua ma dhuroi dhe më tha “ta kam dhuruar ty” sepse ajo më propozoi që të njihesha me vëllain e saj.

Ardit Gjebrea: E zonja e dyqanit?

Ermira: Po, e zonja e sallonit. Ditën që u martua vëllai im, nusja e vëllait hedh buqetën me lule dhe ndodh që buqetën e pres unë dhe thonë brenda vitit martohesh dhe ndodh që unë brenda viti u dashurova.

Ardit Gjebrea: Me kë?

Ermira: Me vëllain e zonjës ku ne provuam fustanin e nuses.

Ardit Gjebrea: Pra ajo i shkoi deri në fund.

Ermira: Po.

Ardit Gjebrea: Të njohu me bashkëshortin dhe u njohe me të, u dashurove dhe mos më thuaj që brenda vitit u martove.

Ermira: U martova dhe ngela dhe shtatzënë.

Ardit Gjebrea: Të gjitha përnjëherë. Me një vajzë që e ka emrin?

Ermira: Ilenia.

Ardit Gjebrea: Ilenia. Shkuat në itali?

Ermira: Po, vazhduam jetën në Itali por kur vajza ime ishte 5-muajshe babai i saj ndërron jetë.

Ardit Gjebrea: Bashkëshorti yt.

Ermira: Po.

Ardit Gjebrea: Një aksident.

Ermira: Një aksident që unë e vuajta shumë.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe ti?

Ermira: 30 vjeç.

Ardit Gjebrea: Ti 30 vjeç, vajza 5 muajshe dhe bashkëshorti ndërron jetë.

Ermira: Po. Në një moshë shumë të re. Ai ishte 32 vjeç. Nuk doja më të jetoja në Itali. Nuk e shikoja më të ardhmen time në Itali. M’u përmbys çdo gjë./tvklan.al

“Përshëndetje e përzemërt dhe flagrante”, veprimi i Ramës ndaj Melonit jehonë në mediet italiane (VIDEO E PLOTË)

Kryeministrja Giorgia Meloni mori pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC) i cili vizitoi 45 liderë të mbledhur në Moldavi . Mes tyre edhe...

Administratës i rritet paga, por çfarë do të ndodhë me pensionistët

Pensionistët duhet të presin deri në Tetor për “rritje” pensioni. Ndryshe nga rrogat, për pensionet nuk do të ketë rritje reale, por vetëm indeksim...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

“Ma hoqën fëmijën nga gjiri”, e reja tregon torturat në shtëpinë e burrit

Marigona Buja 32 vjeçarja do të tregojë historinë e...

Meterologia Lajda Porja zbulon surprizat e motit, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Fundjava pritet që të sjellë kushte të qëndrueshme atmosferike...

Mrekulli! Ky është liqeni në Shqipëri që ju rinon për 3 ditë dhe ju shëron nga sëmundjet

Bëhet nami në liqenin e “çudirave” në Lenie të...