“Na merre!”, Toni gris dhe i hedh letrat syve inxhinierit, ky i fundit e kërcënon me shishe

Toni, i cili është thirrur nga Antonini në “Shihemi në Gjyq” thotë se ky i fundit “e ka tallur babanë e tij”. Sipas pretendimit të Tonit në rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, prej 4 vjetësh Antonini zvarrit procedurat e certifikatës së pronësisë. Në fakt, Antonini është inxhinier topograf që ka analizuar pronën e tyre dhe e ka hartëzuar, madje thotë se nuk është paguar për punën që ka bërë.

Antonin: Zonja Eni, ai nuk di çfarë flet se nuk di as të lexojë, as të shkruajë ai lloj, e shikon atë aty?

Eni Çobani: Është akuzë e rëndë kjo.

Toni: Çfarë të lexoj unë tani që thua ti? Çfarë janë këto?

Antonin: Ku merr vesh ti çfarë janë ato, ti je kungull!

Toni: Çfarë janë këto? Dua certifikatën e pronësisë!

Antonin: Ti je kungull, je fyçkë nga mendja!

Toni: Ti do 100 mijë Lekë për këtë, na merre, na! (Gris dokumentin). Na, na, na! Çfarë janë këto?

Antonin: Grisi se mbarove punë ti, grisi.

Toni: Çfarë kam mbaruar unë?

Eni Çobani: O zotëri, nuk mund t’i hedhësh ato.

Toni: Çfarë kam mbaruar? Ça do ti me këto?

Antonin: Ik ore mos na çaj dërrasat, ik ore largohu!

Toni: Dua siç e kemi lënë bashkë dua certifikatën.

Antonin: Ik se ta futa me këtë! Ta futa them! (Antonin ngre shishen e ujit)./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Stilisti shkodran që vesh Hamilton, Jozef Martini punon për firma të njohura

Në Shkodër ka hapur një show-room me punimet e...

Rudina Dembacaj na rrënqethi me dedikimin për të atin e ndjerë

Me datë 8 Korrik të vitit 2020, Rudina Dembacaj...

“Puna e palodhur jep rezultate!”/ DITA me fat për secilën shenjë të horoskopit gjatë muajit qershor

Pavarësisht nga parashikimet mujore, ka të paktën një ditë...

“Ka paguar për 1 foto me Nusretin sa 5 banesa”, Ardit Gjebrea i kthehet ‘keq’ ndjekësit

Moderatori i të dielës shqiptare, Ardit Gjebrea ka nisur...