Humbi bashkëshortin në moshën 32-vjeçare, zija e gjatë e Ermirës: Nuk mendoj të kem dikë tjetër

Brenda një viti Ermira njohu bashkëshortin e saj me të cilin u dashurua, u martua dhe krijoi familje. Pas 5 muajve kur jeta e tyre kishte nisur të plotësohej me vajzën e sapolindur, bashkëshorti i Ermirës, vetëm 32 vjeç, humb jetën në një aksident. E mbetur mes kujtimeve të trishta në Itali, Ermira vendos që së bashku me Ilenian, të kthehet në Shqipëri te prindërit e saj në Elbasan.

Prindërit janë arsyeja që e kanë sjellë Ermirën në “Ka Një Mesazh Për Ty” në “E Diela Shqiptare”, program i Tv Klan. Fillimisht kur ajo u vendos tek ta, së bashku me familjen e vëllait bëheshin 7 persona në shtëpi. Përgjatë këtyre viteve, Ermira ndihet se prindërit e saj janë lodhur, babai vijon të punojë edhe pse është 71 vjeç ndërsa nëna i është përkushtuar mbesave.

Ermira shton se për 2 vjet ndodhej në një gjendje shumë të vështirë emocionale e psikologjike. Fatmirësisht, fillimi i punës ndikoi që ajo të dilte prej saj, ndërsa dashuria e prindërve nuk i mungonte në asnjë moment.

Ermira: Në momentin që kam filluar punë them që ndoshta u ndjeva pak më mirë sepse ishte një periudhë tjetër e vështirë që shumë ditë me radhë unë nuk dilja fare nga shtëpia. Fare. Nuk doja të shikoja asgjë, më dukej sikur ishte çdo gjë pa kuptim, nuk kisha një motiv për të jetuar, e shikoja gocën e vogël dhe thoja si do mundohem unë ta rris? Ndërkohë që mamaja më vinte përditë, më puthte duart, më përkëdhelte, më thoshte “të lutem, Ermira, jepi forcë sepse unë jam këtu për ty, babi është këtu për ty, ne do t’ia dalim të gjithë mbanë”.

Ardit Gjebrea: Sa kohë jetuat bashkë me vëllain, me kunatën, me fëmijën që kanë ato?

Ermira: Për gati 9 muaj.

Ardit Gjebrea: Si ishte jetessa?

Ermira: Pas kësaj që më ndodhi mua, nusja e vëllait tim humb babain e saj dhe ishte një moment që ne visheshim vetëm me të zeza dhe kishim vetëm lot në sy. Nuk… nuk kishte një moment që mami nderte rrobat në tel dhe thoshte “ju lutem nuk dua t’ju shoh më me rroba të zeza sepse po më duket sikur gocat ju shohin dhe nuk gëzojnë kur ju shohin në këtë lloj mënyre”.

Nëna i thoshte Ermirës që ajo të gjente mënyrën për të ringritur veten pasi Ilenia do të ndodhej gjithnjë nën kujdesin e tyre. Megjithatë, edhe sot që kanë kaluar disa vite nga humbja e bashkëshortit, zemra e Ermirës nuk ka pranuar të ketë dikë tjetër brenda saj.

Ardit Gjebrea: Ti ke një jetë tjetër sot?

Ermira: Jo.

Ardit Gjebrea: I je kushtuar vetëm vajzës.

Ermira: Po.

Ermira: Sepse nuk e kam menduar dhe forcën e kam gjetur tek Ilenia dhe dashuria e tyre nuk më ka munguar në asnjë moment që unë të shikoj ndryshe për të vazhduar jetën. Ndoshta shumë vajza në pozitat e mia shikojnë që të ndërtosh një jetë është të shpëtosh ndoshta nga ndonjë gjë, ose të shikosh ndoshta një rilindje.

Ardit Gjebrea: Nuk është thjesht për të shpëtuar, por është për veten tënde. Jam kureshtar, prindërit ta thonë këtë gjë po jo? Ndjesë që po hyj në detaje, por..

Ermira: Të lutem, të lutem. Prindërit nuk ma kanë thënë drejtpërdrejt por e dëshirojnë që unë…

Ardit Gjebrea: Të kesh një jetë me dikë.

Ermira: Po. Që unë të jem mirë, të kem një shok.

Ardit Gjebrea: Ti nuk e ke menduar asnjë herë këtë gjë, jo?

Ermira: Jo. Nuk e di se si mund ta marrë psikologjia e vajzës pjesën që unë të krijoj një familje, një lidhje./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...