Turi i Ramës në Shkodër pas fitores, reagon Bardh Spahia: Erdhi pas masakrës…

Kandidati i Bashkë fitojmë në Shkodër Bardh Spahia e cilësoi një show të radhës turin e kryeministrit Edi Rama në Shkodër disa ditë pas fitores në zgjedhjet e 14 majit.

Përmes një statusi në faqen e vet në Facebook, Spahia shprehet se si një kryeministër që vjen nga një familje e nomenklaturës komuniste, Rama i vërsuli Shkodrës në 14 maj krimin, paratë e pista, administratën patronazhiste, policinë politike dhe çdo instrument tjetër për ta nënshtruar.

Postimi:

“Pas masakrës zgjedhore të 14 Majit, Edi Rama u rikthye në vendin e krimit. E bëri duke nisur nga një vend që kurrë nuk do të duhej të hynte brenda pa kërkuar më parë ndjesë. Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës nuk mund të jetë një hapësirë që kryeministri mund të dhurojë show-n e radhës në sytë e shkodranëve dhe shqiptarëve, pasi ai nuk e kupton peshën e rëndë që ka ai vend dhe ajo godinë. Për shumë familje brenda asaj hapësire dëshmohen vuajtjet e torturat çnjerëzore që kaluan të afërmit e tyre, bij e bija të Shkodrës. Nuk ka si ta dijë një kryeministër që vjen nga një familje e nomenklaturës komuniste.

E bën që Shkodrës t’ja dëshmojë në çdo kohë e në çdo formë urrejtjen patologjike që ka për të, pasi nuk ka të ngopur nga dhunimi që kërkon t’i bëjë qytetarisë shkodrane. Me të njëjtat skema si paraardhësit e tij, Edi Rama në 14 Maj i vërsuli Shkodrës krimin, paratë e pista, administratën patronazhiste, policinë politike dhe çdo instrument tjetër për ta nënshtruar, duke i tjetërsuar vullnetin e lirë qytetarëve të saj. E sot me shfaqjen e tij në rrugët e Shkodrës, përmes të njëjtave forma presioni e dhunimi certifikon krimin elektoral që prodhoi vetëm 5 ditë më parë. Ai dhe shpura e tij harrojnë se Shkodra nuk i është nënshtruar asnjëherë të keqes dhe gjithmonë përballë saj ka dalë më e fortë”, shkruan Spahia.

FOTO/ Ka rënë në dashuri? Enca Haxhiaj habit me postimin e fundit

Këngëtarja e njohur Enca Haxhiaj është një ndër vajzat më provokuese të show-bizit shqiptar. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku shpesh herë...

Alfred Çako: “Një vajzë nga Tetova i kanë folur UFO-t Shqip. E kanë çuar deri në diell”

Në mesin e mrekullive më të pazakonta që mund të ekzistojnë mes nesh, ndodhen ngjarje të caktuara që, megjithëse nuk mund të quhen të...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Stilisti shkodran që vesh Hamilton, Jozef Martini punon për firma të njohura

Në Shkodër ka hapur një show-room me punimet e...

Rudina Dembacaj na rrënqethi me dedikimin për të atin e ndjerë

Me datë 8 Korrik të vitit 2020, Rudina Dembacaj...

“Puna e palodhur jep rezultate!”/ DITA me fat për secilën shenjë të horoskopit gjatë muajit qershor

Pavarësisht nga parashikimet mujore, ka të paktën një ditë...

“Ka paguar për 1 foto me Nusretin sa 5 banesa”, Ardit Gjebrea i kthehet ‘keq’ ndjekësit

Moderatori i të dielës shqiptare, Ardit Gjebrea ka nisur...