“Kush është më i fortë”/ Flasin shokët e 15-vjeçarit që u vra në Gramsh: Fatjoni ndërhyri të ndante Markon nga sherri

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Asllan Shahini” ku ndodhi vrasja e 15-vjeçarit Fatjon Bici mesditën e kësaj të marte kanë treguar se si nisi sherri mes adoleshentëve.

Në një prononcim për mediat, njëri prej tyre thotë se 15-vjeçari që mbeti i vrarë ka hyrë të shuajë sherrin mes kushëririt të tij (Marko Liçi, 15 vjeç që mbeti i plagosur) dhe tre të tjerëve. Një tjetër thotë që sherri është parë nga shumë persona, por askush nuk ka ndërhyrë. Sipas një nxënëseje, policia gjithashtu ka mbërritur shumë vonë.

Pjesë nga prononcimet:

Nxënësi i parë: Ata të dy ishin kushërinj, janë të dy tek shkolla jonë në klasë të 9-të. Ka ndodh për shkak të rrjeteve sociale, kush është më i fortë dhe kush është më i dobët.

Nxënësja e dytë: I njihja të dy djemtë dhe u tremba shumë. Më duket se kanë ftuar njëri-tjetrin për sherr dhe kanë përfunduar këtu pastaj. Ngjarje të tilla ka pasur shumë, jo duke përfunduar kështu por ka pasur. Këto ndodhin se vetë djemtë duan të mburren kush është më i fortë dhe pastaj ndodhin konflikte.

Nxënësja e tretë: Mesa mora vesh i kishin parë shumë veta dhe nuk ndërhynë. Dhe policia erdhi shumë vonë. Mesa mora vesh u bë për një lojë në rrjetet sociale.

Burime bëjnë me dije se konflikti me 4 adoleshentët e tjerë kishte nisur rreth dy javë më parë tek një kënd lojërash dhe shkak kanë qenë rrjetet sociale. Konflikti i cili nuk ishte mbyllur dhe sot dy kushërinjve i kanë dalë para 4 adoleshentë të tjerë me thika dhe përforcues grushti.

I plagosuri është dërguar në spital nga prindërit pasi e kanë parë me plagë në trup dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në krahun tjetër policia ka shoqëruar 4 adoleshentët e tjerë të përshirë në ngjarje, mes tyre edhe autori.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...