Rikthimi në Shqipëri përmes BBV rizgjoi edhe njëherë dashurinë e publikut për të.
Përveç dashurisë që kishin për të si aktor humori ai fitoi simpatinë e publikut edhe për njeriun që është, i urtë dhe i dashur.
Vis Pupa i ftuar në “Why Not” e ka një shpjegim për gjithë këtë simpati në publik por edhe te vetë banorët me të cilët ndau Shtëpinë më të famshme.
“Më vjen mirë që ka pasur këtë impakt. Duhet me prodhu diçka sa më shpejt. Kam marrë kohë me marrë veten. Me bo një personazh që nuk je nuk e bën dot. Shumë veta e kanë parë veten te unë dhe sjellja ime. Kjo tregon se njerëzit nuk i duan rrenat dhe mashtrimet”.
E megjithatë Vis Pupa duket se ka siguruar një fitore akoma më të madhe.
“Fitova zemrën e gruas për herë të dytë. Më tha tani të njoha prapë se të pashë në këndvështrim tjetër. I thashë taksirat më propozo dhe ti mua, se unë të propozova njëherë ty”.
Me batuta ai kujtoi momente nga dita e parë në BBV.
“Si lahen dhëmbët në televizor, me çfarë dore do mbajtur furça”.