Nga Martin Leka: “Gozhda” që i duhet shkulur Shkodrës

Nga Martin Leka

Para pak ditësh isha në Shkodër për një bisedë me një prej figurave më të spikatura të antikomunizmit, vuajtjeve të regjimit komunist dhe njërit prej pionierëve të demokracisë së fillimit të viteve ’90, Viktor Martini. Kur e pyeta se si i sheh zgjedhjet vendore në Shkodër ku prej më shumë se 30 vitesh votohet për PD e Sali Berishës, Viktori, me atë artin e tij unik të komunikimit, përdori sarkazmën. “Për ma shumë se 30 vjet, Shkodrës i asht ngul nji gozhdë e ajo asht ndryshkun pa lëviz prej vendit”. Nuk më tha as emra kandidatësh, as preferenca. As nuk i’a kërkova pas kësaj përgjigjeje.

Zgjedhjet lokale apo vendore, sado vendore apo lokale të jenë, në kontekstin shqiptar, ashtu siç s’duhet të jenë, janë padyshim edhe politike. Sa të jetë gjallë politika e zhurmës dhe urrejtjes, e linçimit dhe anatemimit të kundërshtarit, e fyerjes dhe cinizmit, kështu do jetë. Kështu do jetë edhe sa të jenë gjallë Sali Berisha e Ilir Meta e Edi Rama. Dy të parëve “s’ju ha hiç për shkodranët”, po Shkodrën e duan për krenarinë e tyre politike, tash të vetme. Edi Rama gjithashtu e do Shkodrën si “medaljen” e vetme politike të munguar në skakierën e tij të admirueshme, sidomos pas dështimit idiotesk të kandidatit në zgjedhjet e kaluara vendore.

Në këtë konteks, lufta për marrjen e Shkodrës është bërë si lufta për marrjen e Versajës. Sondazhet e publikuara tregojnë se palët politike do jenë në ankth gjer në numërimin e fletës së fundit të votimit. Sali Berisha e Ilir Meta, të vetmin avantazh kanë traditën. Edi Rama ka avantazh kandidatin, pushtetin që ka në të gjithë Shqipërinë si dhe dy faktorë të tjerë të rëndësishëm politikë, kryetarin e Partisë Social Demokrate Tom Doshi dhe deputetin Agron Cela, ish eksponent i LSI. Jo vetëm në Shkodër por sidomos, Doshi ka një popullaritet e influencë të pamohueshme. Larg politikës për tu dukur, larg politikës agresive mediatike, Doshi ka zgjedhur politikën e thjeshtë, atë më të prekshmen, të kontaktit me sa më shumë njerëz të thjeshtë, për ti dëgjuar e për të kuvenduar me ta. Falë kësaj politike, PSD është rritur vrullshëm në këtë qark e për rrjedhojë, kandidati i djathtë i socialistëve ka shansin e artë për të qenë fitues i këtyre zgjedhjeve. Të njëjtën gjë mund të themi për Agron Celën, deputetin që i dha ish-LSI-së një “hambar” me vota zgjedhjet e kaluara.

Vetë kandidati Beci, ka avantazhin e performancës së tij si një menaxher i sprovuar. Si një njeri apolitik apo që është aq racional në politikë, sa për të qëndruar ose larg saj, ose i baraslarguar ndaj dy kahjeve. Eshtë kandidati më atipik që kemi ndeshur ndonjëherë në një palë zgjedhje. I zbuluar më parë nga Sali Berisha, Beci nuk paragjykoi as qeverisjen e Ramës, duke kryer detyrën e tij në menaxhimin e institucioneve publikeme shumë peshë ekonomike, larg paragjykimeve rutinë. Në dallim nga rivali i tij “me duar në xhepa” dhe me sigurinë e fitores së garantuar, Benet Beci e ka bazuar fushatën e tij në projekte konkrete. Siguria e realizimit të këtyre projekteve për Shkodrën dukshëm duket e bazuar. Edi Rama është gati t’ia heqë qoftë edhe Tiranës fondet dhe t’ia kalojë Shkodrës nëse fiton bashkinë. Për qytetarët shkodranë, edhe pse kjo nuk mund të jetë politikisht korrekte, do të ishte një benefit i padiskutueshëm dhe diçka e prekshme. I qartë, konkret dhe me argumenta të shterueshëm, ai beson në ato që thotë e thotë ato që beson, se bashkë me qytetarët, me punë e përkushtim, mund të ndryshojnë së bashku Shkodrën. Hyrja e qytetit të Shkodrës, Transformimi Urban, Kultura e Trashëgimia Kulturore dhe Infrastruktura Lidhëse e Bashkisë janë 4 pikat kryesore mbi të cilat mbështetet oferta e menaxherit ekselent për qytetin e qytetarët shkodranë.

Si një vëzhgues i vëmendshëm i politikës e këtyre zgjedhjeve, besoj se kandidati Benet Beci ka qenë oferta më e mirë për qytetarët e Shkodrës në këto 30 vite. Ai ka krijuar jo pak “alarm” në kampin kundërshtar edhe për arësyet që përmendëm pak më lart apo edhe të tjera. Madje, kandidimi i tij arriti të bënte “armiq” dy demokratë të zëshëm e të zellshëm, dy ikona të kulturës shkodrane e jo vetëm, dy mjeshtra të muzikës e humorit, për më tepër vëlla e motër, Frederik e Rita Ndoci… Me Benetin e Bardhin përkatësisht, të dy na tregojnë, qytetarisht, se kjo e fundit është ende në Shkodër.Pena.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...