Luizi provon një tjetër profesion, të dielën sjellë surpriza

Këngëtari shkodran Luiz Ejlli nuk po gjen kohë as “për të marrë frymë”, për shkak të angazhimeve të shumta pas daljes nga “Big Brother Vip” me projekte muzikore, koncerte, intervista apo takime me miq të tij.

Mësohet se ditën e dielë, Luizin do e shohim edhe si aktor tek Portokallia. Ka qenë aktori Devis Myslymi, ai i cili na i ka bërë me dije këtë gjë përmes një foto të postuar në InstaStory. Luizi do të jetë i ftuari i personazhit “Braçe” tek Portokallia, teksa shfaqet duke mësuar tekstin.

Po ashtu, edhe Veton Golaj, i cili e imiton Luizin tek Portokallia, ka postuar sot një video ku shfaqet bashkë me këngëtarin shkodran në ambientet ku qëndron stafi i Portokallisë.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...