Hedhja e vajit në rrugë, kryepolici lëshon gojën para gazetares: Ju dhimbset ju? T’i q* robt

Në mënyrë të përsëritur transmetohet një lajm për hedhjen e qëllimshme të vajit në rrugën e Prrenjasit. Edhe në redaksinë e emisionit “Stop” kanë ardhur ankesa të shumta, për një ngjarje që ndodh në aksin rrugor nga ‘Pengu Oil’ drejt Qafë Thanës.

Qytetarët thonë se në këtë rrugë hidhet vaj duke bërë që makinat të rrëshqasin dhe qytetarët të rrezikojnë jetën e tyre.

Pretendimet e qytetarëve lidhen me punonjësit e serviseve dhe karrotrecëve, të cilët sipas denoncuesve, e hedhin vajin me qëllime përfitimi që të dëmtohen makinat dhe t’i rregullojnë aty.

Stopi: Kam përplasur makinën, që në pikë të mëngjesit.

Qytetari: Ku e përplase?

Stopi: Dola nga rruga, rrëshqita, kur po ktheheshim nga…

Qytetari: Binte shi?

Stopi: Jo, s’binte shi. As vetë nuk e di…

Qytetari: Lart në Qafë Thanë?

Stopi: Po!

Qytetari: Hedhin vaj ata. Hedhin vaj. Vaj makine të djegur, hedhin që të përplasen.

Stopi: Po kush e hedh, mor burrë?

Qytetari: Hedhin këta të karrotrecit. Hedhin vaj, që të goditen.

Stopi: Po këta i kap zona e Prrenjasit, apo?

Qytetari: Po këta të Prrenjasit e hedhin.

Stopi: Ishte aty një karburant, që kishte karrotreca, nja 3-4 karrotreca. Sapo kalon kthesa.

Qytetari: Ishin atje ata?

Stopi: Karrotrecat, po.

Qytetari: Ata e hedhin. Hedhin vaj në rrugë ata edhe nuk duket fare.

Stopi: Si kaluat?

Punonjësi: Mirë!

Stopi: Doja t’ju pyesja, se mbrëmë im shoq ka bërë një aksident me makinë. Ai thotë, se ka pas vaj në rrugë, prandaj kam bërë aksident.

Punonjësi: Në çfarë vendi ka ndodhur?

Stopi: Në Qafë Thanë!

Punonjësi: Është njëri atje, që ka karrotrec. Edhe bën vaki.

Stopi: Edhe hedhin?

Punonjësi: Ata, që kanë atë karrotrecin…

Me kamera të fshehtë “Stop” takoi zotërinë e servisit, i cili bën pazar, për ta çuar makinën në Tiranë dhe më pas sugjeron që makina ta rregullohet aty. Në radhë ishin edhe makina të tjera, që kishin rrëshqitur në rrugë dhe kishin ndaluar në servis.

Stopi: Si kaluat? Këto të karrotrecit, di gjë, ku janë?

Punonjësi: Po, ne jemi!

Stopi: Sa kushton të marrësh një makinë në Qafë-Thanë, për ta çuar në Tiranë?

Punonjësi: 160 mijë lekë!

Punonjësi: S’bëhet fare makina?

Stopi: Kam frikë të eci me atë.

Punonjësi: Jo, jo, që ta bëjnë këtu në servis, apo nuk e ke idenë?

Stopi: Për ta bërë këtu?

Punonjësi: Po!

Stopi: Po s’e di, se as nuk marr vesh shumë.

Punonjësi: Vemi, shkojmë e marrim. Shkojmë në dy-tre servise, që mund të gjejmë ndonjë… ca ke prishur, radiator, a parakolp, a…? Ja dhe ky u spostua, ka carë gomat, ka çarë radiatorin e hidraulikut.

Stopi: Edhe ai nga rrëshqitja?

Punonjësi: Po, nga rrëshqitja.

Stopi: Gjithë rruga me vaj. Ata, që e hedhin bëjnë mirë, se kështu siç ecin këtu tek neve… gjithë ato aksidente.

Punonjësi: Rrumpallë! Ja, si i kam unë. Dy copë i mora në mëngjes, në Qukës andej. Do i çoj në Elbasan.

Stopi: Edhe ato nga rrëshqitja?

Punonjësi: Nga rrëshqitja, po!

Qytetari 1: Do karrotrec?

Stopi: Po edhe karrotrec.

Qytetari 2: Ka aty lart.

Qytetari 1: Të është dëmtuar shumë makina? Të duhet karrotrec?

Stopi: Po, por kushton goxha, kështu që… Nuk e mora vesh, se si dola jashtë rruge.

Qytetari 3: Kanë hedhur vaj aty.

Qytetari 1: Ca vendi, tek kthesa?

Stopi: Po!

Stopi: Kush e ka hedhur?

Qytetari 1: Po vaj…Janë këto, që kalojnë maunet.

Stopi: Këto të karrotrecave, se…

Qytetarët shprehen se i janë drejtuar punonjësve të policisë, por askush nuk mban përgjegjësi. “Stop” u drejtuam në stacionin e policisë Përrenjas, ku biseduam me komandantin Emin Spaholli.

Ky i fundit thotë, se kanë shkuar në vendin e pretenduar për hedhje vaji, por nuk kanë gjetur gjurmë vaji dhe kanë pastruar rrugën. Edhe pse thotë se ka dëgjuar nga kolegët se aty hidhet vaj, përsëri nuk është ndjekur çështja.

Në fund kur kryepolici mendon, se e ka mbyllur telefonin, por dëgjohet të ofendojë gazetarët me fjalor rruge.

Gazetarja: Zoti Emin përshëndetje.

Emin Spaholli: Përshëndetje!

Gazetarja: Të shqetëson Viola Lito gazetare nga emisioni “Stop”.

Emin Spaholli: Po?

Gazetarja: Në fakt t’u drejtova këtu te stacioni i policisë për shkak edhe të ankesave që kamë për rrugën e Qafë Thanës, nga Pengu Oil, deri në Qafë Thanë për vajin që hedhin në rrugë. Keni dijeni ju për këtë?

Emin Spaholli: Po ishim dje, u morëm me atë punë, por më raportuan, që nuk ishte vaj. Ishte nga lagështira. Se ajo Qafë Thana rrezikohet. Një vesë shi, ajo bëhet si gjalp, rrëshqet.

Gazetarja: Nga ankesat që ne kemi është që karrotrecat dhe serviset hedhin vaj aty dhe është për një kohë të gjatë aty.

Emin Spaholli: Po mirë, mbase mund të ketë ndodh më përpara, po dje nuk ishte kështu.

Gazetarja: Do ta hetoni të paktën që ta dini se ju me dy tre orientime që mund të keni e gjeni se kush e heq vajin?

Emin Spaholli: Mirë mo mirë, ne atë punë kemi. Do ta shikojmë.

Gazetarja: Ju ankesa, vetëm dje keni patur?

Emin Spaholli: Po për këtë periudhë dje, se unë s’kam qenë. Kam qenë i komanduar në Elbasan dhe dje fillova. Herët e herët ka patur më përpara.

Gazetarja: Nga lagështira ka qenë dhe më përpara?

Emin Spaholli: Ka patur dhe hedhje vaji. I kemi larë me zjarrfikësen, i kemi rregulluar.

Gazetarja: Ideja është që të gjenden, që të parandalohen, të merren masa.

Emin Spaholli: Mirë, mirë dakord! S’është detyra juaj ajo. I kemi ne detyrat.

Gazetarja: Po pra, por detyrat duhet që t’i zbatoni jo t’ju themi ne që t’i zbatoni.

Emin Spaholli: Ëëë ju dhimbset shumë ju ë?

Gazetarja: Po më shumë se sa ju na dhimbsen.

Emin Spaholli: Ouuu…

Gazetarja: Të ju ishin dhimbsur do i kishit marrë masat.

Emin Spaholli: E kemi në ndjekje, e kemi…

Gazetarja: Në rregull do rikthehemi sërish.

Emin Spaholli: Hajde…! T’i pres, t’i q*.. robt!

Gazetarja: O komandant, të paktën më shaj në fytyrë ose kështu siç e ke telefonin, mos shaj pasi mbyll telefonin.

Emin Spaholli: Mirë, mirë!

Gazetarja: Jo mirë mirë.

Emin Spaholli: Qofsh mirë!

Gazetarja: Je komandant, mos më thuaj mua ato fjalë që thua. Ku je?

Emin Spaholli: Unë do vij nga dreka aty.

Gazetarja: Nga dreka? Tani, tani, ku je?

Emin Spaholli: Tani jam larg unë!

Gazetarja: Dhe ma thuaj atë fjalën meqenëse je larg?

Emin Spaholli: Çfarë thashë mo, çfarë thashë?

Gazetarja: Çfarë fjale the kur mbylle telefonin?

Emin Spaholli: Asgjë! Sa halle kemi ne thashë, do ju japim dhe shpjegime gazetarëve!

Gazetarja: Vetëm këtë the? Se e kam të regjistruar që the një fjalë tjetër.

Emin Spaholli: Mirë, në rregull!

Gazetarja: Turp të kesh!

Emin Spaholli: Ohu unë jam në moshë, babai jot mund të jem…

Gazetarja: Kur ta shikosh në emision nxirrja pak kuptimin me kë e ke patur dhe të kthjellohesh.

Emin Spaholli: Mirë, mirë…!/tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Si të Humbisni 4 Kilogramë me Supën e Lakrës – Receta me Shije të Lehtë

Në rrjete sociale çdo ditë dalin ide të reja...

Çfarë ndodhi me Kiara Titon? Ish-banorja e BBV ka dy fjalë te rendesishme për ndjekësit e saj

Pas përfundimit të rrugëtimit të saj në “Big Brother...

E mbani mend vajzën e Eli Farës? Nuk do ta besoni sa ka ndryshuar …

Vajza e këngëtares së mirënjohur Eli Farës, Marina është...