Gjinekologia ben deklaraten e forte.2 shkaqet që rrisin mundësitë që fëmijët të lindin autik

Gjinekologia Mimoza Keta e ftuar në Vizionin e Pasdites ka folur për shtatëzanitë e sotme dhe lindjet cezariane.

Ajo thotë se lindjet cezariane jane bërë modë për vajzat e reja, por kjo nuk është e rekomandueshme.

Sipas saj, lindjet cezariane rritin mundësitë që fëmijët të lindin autik dhe kjo ndodh për shkak se bebi del direkt dhe nuk arrijnë që të shtrydhen mushkëritë dhe koka.

“Nëse përmasat e kokës së bebi përputhet me pjesën e rrugëve të lindjes, atëherer tentohet lindje natyrale. Sot është bërë trend. Vajzat edhe kur i kanë këtp parametra, lindin në mënyrë cezariane që të mos u prishet bukuria. Mjekët sot rekomandojnë lindje natyrale dhe kjo është gjëja më e mirë. Lindjet cezariane nuk duhet të ndodhin më.

Një shtatëzani normale nuk ka asrye pse mos e tentosh një lindje normale. Në krahasim me lindjet normale, lindjet cezariane 19% e fëmijëve lindin hiperaktiv, sepse gjatë lindjes nuk shtrydhet koka dhe mushkritë. Rreziku që fëmijët që lindin me operacion të dalin autik është më e madhe. Tani ka qetësues, që mund të lindësh pa dhimbje”, tha Keta.

Gjithashtu theksoi dhe kujdesin që duhet bërë më ushqimt gjatë kësaj kohe.

Keta, bazuar në studimet e fundit, tha se ushqimet krudo dhe peshku me lëkurë janë rreptësisht të ndaluara.

“Një gruaje shtatëzënë i rekomandohet që peshkun ta hajë pa lëkurë, sepse sipas një studimi të bërë në SHBA, lëkura e peshkut ka sasi të lartë të mërkurit dhe aluminit. Prezenca e tyre në gjakun e një nëne shtatëzënë mund të nxjerr një fëmijë autik. Nga mjekët nuk lejohen as ushqimet krudo dhe mish të pa zjerrë mirë sepse paraqesin anomali”.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...