Ermal Mamaqi sulmon Luizin: Ka një afat skadence shumë të shkurtër

Ermal Mamaqi, i ftuar në TopAlbania Radio, ka bërë një deklaratë jo edhe aq pozitive në lidhje me fituesin e Big Brother Albania Vip, Luiz Ejlli.

Ai ka deklaruar se persona të cilët hyjnë në këtë format janë persona që nuk kanë asgjë për të humbur, ndërsa ka “parashikuar” se fama e tij do të zbehet shumë shpejt me nisjen e edicionit të ri BBVA3.

“Është fenomeni i momentit dhe është e drejtë të jetë sepse është futur ALL In aty. Me sa kemi parë në 100 BB që kanë ikur, ka një afat shumë të shkurtër skandence pasi mbaron BB, pa paragjykuar duket se fama e tyre mbaron me spektaklin, megjithatë jehona vijon edhe ca kohë.

Kush më thonë wow shiko sa i/e mirë, kam një pyetje: Ku ishin para BB, pse nuk kishin bërë hajër? Pse gjithë kjo epidemi, pse këto vlera të proklamuara dhe benefite. Është efekt i formatit, të cilin e fitojnë ata që nuk kanë asgjë për të humbur. Kush ka një listë të gjatë me gjëra për të bërë nuk gjen kohën të futet brenda. Të futem unë aty humb lekë për çdo ditë që jam aty.

Është e mbivlerësuar e gjitha dhe do bjerë efekti shumë shpejt sepse do nisë një tjetër BB e do merremi me personazhe të tjerë”, ka deklaruar ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Stilisti shkodran që vesh Hamilton, Jozef Martini punon për firma të njohura

Në Shkodër ka hapur një show-room me punimet e...

Rudina Dembacaj na rrënqethi me dedikimin për të atin e ndjerë

Me datë 8 Korrik të vitit 2020, Rudina Dembacaj...

“Puna e palodhur jep rezultate!”/ DITA me fat për secilën shenjë të horoskopit gjatë muajit qershor

Pavarësisht nga parashikimet mujore, ka të paktën një ditë...

“Ka paguar për 1 foto me Nusretin sa 5 banesa”, Ardit Gjebrea i kthehet ‘keq’ ndjekësit

Moderatori i të dielës shqiptare, Ardit Gjebrea ka nisur...