“Nuk keni parë gjë akoma”, Luizi nis një “Big Brother” në Instagram

Fenomeni i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli ka vazhduar lojërat e tij edhe jashtë shtëpisë

U desh të presim tri ditë që ai të tregojë se e mori profilin e tij në Instagram, të cilin e hapi tashmë gruaja e tij Kiara Ejlli.

Fillimisht, Luizi para se të bëj postimin bëri një truk duke larguar nga miqësia tre miq të tij që i kanë qëndruar shumë afër gjatë këtij rrugëtimi në Big Brother VIP Albania.

Bëhet fjalë për Meridian Ramçaj dhe dy miqtë e tij të fëmijërisë Jon Ndoja dhe Jul Deda.

Largimi nga lista e miqve tre shokët e tij bëri që Anaid Kaloti të reagojë me një Story ku shkruante: Nuk keni parë gjë akoma.

Anaidi bashkë me Jetmirin vazhdimisht kanë qenë kritikë për Jonin dhe Marion si shokë të Luizit dhe po ashtu për Kiarën. Madje kjo dyshe besohet se kanë ndikuar tek marrëdhënia e Luizit me dhëndrin e tij, Sokol Tahiri.

Pas ndodhi kjo, tërë mediat të shkruajnë se tashmë ka një krisje të miqësisë së Luizit me tre shkodranët. Pasi hoqi nga lista e ndjekësve të tij Luizi postoi videon falënderuese për fansat e tij ku mori afër 200 mijë pëlqime dhe fitoi 15 mijë ndjekës të rinj në Instagram.

Pas një ore, Luizi rikthen treshen në listën e miqve të tij kurse Mario Dede bën një story interesante duke shkruar: Në kuadër të lojës.

Kjo tregon se ky është vetëm fillimi dhe Luizi ka filluar të bën pak Big Brother në Instagram me shokët e tij. Ku i dihet, ditëve në vijim mund të presim ndonjë lojë Big Brotheri edhe me Kiarën në këtë rrjet sociale.

Një gjë është e sigurt, fenomeni Luiz Ejlli nuk do e ndal spektaklin edhe jashtë shtëpisë dhe këtë gjë ai e paralajmëroi edhe me videon e tij.

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...