“Jam kërcënuar shumë”, Zhaklin Lekatari: Kam pasur përplasje me familjarët e Kiarës

“Jam kërcënuar shumë. Një eksperiencë e bukur dhe e vështirë. Ja vlejti”.

Kështu e konsideroi Zhaklin Lekatari eksperiencën e saj si opinioniste e këtij edicioni të “Big Brother VIP”.

Në një intervistë ajo sqaroi gjithashtu edhe deklaratën e saj në lidhje me Kiara Titon dhe Luiz Ejllin, që të bënin seks brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Kur thashë se dua seks, nuk thashë se dua seks në TV. Ishte një provokim për shkak të dinamikave që kishin ndodhur. Për arrogancën që po tregonte Kiara pasi rihyri në shtëpi, te binte në grackë bëra këtë deklaratë”, tha Lekatari.

Ndërsa e pyetur nëse ka pasur përplasje me Kiarën apo familjarët e saj, gazetarja u shpreh:

“Jo, nuk kam pasur përplasje me të por me familjarët e saj. Kanë pasur edhe me banorët e tjerë, për qëndrimet dhe opinionet që kanë dhënë”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...