DJ Vicky, një prej më të njohurve në tregun muzikor shqiptar, i ftuar në “Why Not” risolli në vëmendje këngën “Nallane 1” me Flori Mumajesin duke treguar se klipi i saj mund të jetë ndër më të lirë në Shqipëri.
“Morëm një Fiat Bravo të bardhë. Te Fiati unë, Flori dhe kunati im Visi që merret me xhirime. Hodhëm 10 mijë lekë benzinë, tek Red Bull, 4-5 xhiro, një të shku në studio, një të bërë montazhin dhe një ta mbyllë”.
Kujtojmë që klipi ka 29 mln vieës në Youtube dhe është nga këngët më të pëlqyera.