Spahia vijon përdorimin e administratës së Bashkisë, shefja e Kulturës fushatë duke e shkelur ligjin “pa kulturë”

Bardh Spahia vijon të injorojë kodin zgjedhor i cili përcakton qartë që të ndalohet rreptësisht përdorimi i administratës për qëllime elektorale. Pas drejtorëve, Spahia ka angazhuar nënkryetarin e Bashkisë Shkodër, Ardit Qylybyli dhe shefen e Kulturës, Bruna Keçi Lleshi që të bëjnë fushatë edhe pse mbajnë funksione publike.

Në rrjetet e tyre sociale, nënkryetari i Bashkisë Shkodër udhëzon qartë ndjekësit e tij që të votojnë për Bardh Spahinë dhe këtë gjë e bën hapur duke e shkelur me të dyja këmbët ligjin. Po ashtu, në postimet e tjera, edhe pse në orarin e punës që paguhet nga taksat e shkodranëve, Qylybyli poston foto apo video të fushatës duke u bën thirrje qytetarëve që të votojnë për koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

Edhe shefja e Kulturës, Bruna Keçi Lleshi duke se në këtë fushatë e ka harruar kulturën e ligjit dhe forcën e tij. Duke e bashkuar kulturën me fushatën, ajo edhe pse mban një funksion publik, bën fushatë për Spahinë nëprmejt postimeve në rrjetet sociale. Në fakt, Qylybyli dhe shefja e Kulturës nuk janë të vetmit. Administrata e bashkisë Shkodër jo vetëm që nuk ka kursyer veten për të shkelur ligjin, por nuk ka kursyer as buxhetin e bashkisë për ta përdorur për qëllime elektorale.

Anëtarët e administratës së bashkisë duhet të ishin të parët që duhet të ngrinin zërin nëse do të kishte presione nga shefi i tyre për të bërë fushatë, por duket se 1 vit në drejtimin e bashkisë u ka shtuar oreksin për të vijuar përdorjen e funksioneve publike për qëllime elektorale apo personale.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...