Luiz Ejlli ‘mbretëron’ në ‘Instagram’, ja banorët e BB VIP që kanë fituar më shumë ndjekës brenda javës

“Social Top 5”, një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”.

Por cilët janë personazhet e shtëpisë së “Big Brother VIP” që kanë spikatur në “Instagram” këtë javë? Me disa ndryshime të vogla nga java e kaluar, këta janë të famshmit e huaj dhe ata shqiptarë që kanë fituar më shumë ndjekës gjatë kësaj jave…

6. Krist Aliaj, finalisti i katërt i “Big Brother VIP” ka fituar 4300 ndjekës më shumë nga java e kaluar dhe nga 89.9K ka shkuar në 94.2K ndjekës.

5. Pas tij vjen Efi Dhedhes me 7 mijë ndjekës më shumë, duke shkuar në 559 mijë ndjekës në rrjetin e saj social Instagram.

4. Në vend të katërt për këtë javë renditet Kiara Tito. Moderatorja ka shtuar 11 mijë ndjekës brenda javës duke arritur 676 mijë fansa në Instagram.

3. Dea Mishel vazhdon rritjen nga java në javë. Këtë herë ajo ka fituar plot 14 mijë ndjekës dhe nga 244K ka shkuar në 258K ndjekës.

2. Olta Gixhari edhe pas daljes së saj nga “Big Brother VIP” vijon të jetë shumë e përfolur në rrjet. Ajo ka shtuar plot 18 mijë ndjekës dhe llogaria e saj në Instagram tani numëron 388K ndjekës.

1. Pas hapjes së llogarisë zyrtare të Luiz Ejllit këtë javë, nga partnerja e tij Kiara Tito, ai ka fituar 341 mijë ndjekës që nga krijimi i kësaj llogarie.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...